Home KRYESORE Irani merr vendim drastik për gratë që postojnë fotografi pa hixhab

Irani merr vendim drastik për gratë që postojnë fotografi pa hixhab

Irani parashikon dënim nga një deri në 10 vjet burg për gratë vendase që do të nxjerrin në rrjetet sociale foto të tyre pa hixhab.

Kreu i Gjykatës Revolucionare të Iranit tha se ky paralajmërim parashikon zero tolerancë ndaj këtyre akteve, të cilat ai i quajti denigruese dhe aspak të moralshme.

Autoritetet iraniane gjithashtu akuzuan aktivisten Masil Alinejad se është një bashkëpunëtore e SHBA-së dhe nxitëse e shturjes.

Aktivistja Masih Alinejad nisi në SHBA disa vjet më parë, një fushatë ku ftonte vajzat dhe gratë nga Republika e Iranit që të protestonin dhe të dilnin hapur pa velin që i mbulonte.

Fushata e saj gjeti mbështetje nga shumë gra iraniane të cilat iu bashkuan nismës, duke protestuar kundër detyrimit për të veshur hixhab, i cili u bë i detyrueshëm nga autoritetet që nga viti 1983./Opinion.al

Share: