Home KRYESORE Ishte lojë… Tërhiqet PS nga ligji për ndalimin e daljes jashtë vendit!

Ishte lojë… Tërhiqet PS nga ligji për ndalimin e daljes jashtë vendit!

Siç ndodh në Shqipëri, fjalët apo premtimet thuhen vetëm “sa për të kaluar lumin”. Kryeministri Edi Rama gjatë një muaj fushate theksonte se nuk do lejohen të futen në SHBA dhe BE ata persona që kryejnë krime zgjedhore. Në Komisionin e Ligjeve u përgatiti dhe propozimi i ri, që do të pengonte këta shkelës por vetëm kaq!

Nga foltorja e Kuvendit, numri dy i PS-së Taulant Balla tha këtë të enjte se amendamenti në Kodin Penal që ndalonte daljen jashtë vendit për ata që preknin zgjedhjet, do të tërhiqet për ta konsultuar edhe më gjerësisht me opozitën parlamentare.

“Amendamenti i propozuar nga zoti Bushati lidhur me penalizimin e përkohshëm deri në 10 vite, me ndalimin e udhëtimit jashtë vendit, kemi menduar që amendamenti mos të votohet sot edhe me mendimin e opozitës, dhe të jetë pjese i një diskutimi më të gjerë me ndëshkime alternative”, deklaroi kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Nga ana tjetër deputeti i opozitës Myslim Murrizi, ironizoi në foltoren e Kuvendit mbi vendimin e mazhorancës për të mos votuar amendamentin e Bushatit.

“U gëzova që e paskeni heq rrethimin me gjemba të Shqipërisë, siç e kemi patur nga 1945 deri në 1990. Kemi 9 vjet që jemi çliruar nga ky burg, me heqjen e vizave, dhe ju donit që kush t’i prishte qetësinë partisë të rrinte 10 vjet në një burg 28 mijë kilometra katrorë”, deklaroi deputeti. / Opinion.al

Share: