Home KRYESORE Kauza Came dhe feja si instrument ndihmes i zgjidhjes se drejte nga...

Kauza Came dhe feja si instrument ndihmes i zgjidhjes se drejte nga PDI te PDIU (pjesa e dyte)

Duke vazhduar kujtesen nga shkrimi i kaluar edhe per shkak te arsyes qe feja ne rastin e kauzes came ka rendesi specifike, le te sjellim ne vemendje ate qe kane bere dy partite came PDI dhe PDIU, per ta sjelle Fene kah rruga e zgjidhjes se kesaj ceshtje komplekse.

Drejtuesit e PDI duke ditur rendesine specifike qe ka drejtuesi i Kishes Ortodokse Autoqefale, Anastas Janullatos, ne ate kohe vetem shtetas grek, kerkuan takim me te per ti prezantuar idene e Pershpirtjeve ndaj viktimave te pafajshme came.

Ata kete e bene, gjithmone te bazuar tek fakti ideologjik dhe logjik se te gjitha fete prezente ne Shqiperi dhe Greqi predikojne vetem Nje Zot dhe sigurisht edhe qenjes formalisht laike te Europes.

Padyshim nuk u harrua kurre fakti tjeter domethenes qe shteti shqiptar ka qene laik qe ne krijim dhe se ka qene praktike e pare e tille rajonale pas renies se perandorise otomane.

Duke vepruar keshtu kjo parti politike i thoshte Greqise sa i padrejte ka qene diskriminimi dhe gjenocidi grek ndaj Komunitetit cam, por i thoshte dhe Europes qe ne meritojme mbeshtetjen tuaj kundrejt zgjidhjes se kesaj kauze te drejte sepse kemi qene dhe jemi europiane ne gjak.

Ne fakt, sigurisht qe u fitua simpati ne opinion ndaj kesaj veprimtarie emancipuese dhe mospjesemarrje e Kishes Ortodokse nuk e eklipsoi aspak kete madhestine e atij akti politik.

Bile ndaj kesaj Kishe pati edhe kritika te forta publike. Camet dolet ne syte e te gjitheve te emancipuar dhe kru grek i Kishes Autoqefale aspak te i tille…

Po PDIU me cfare strategjie ka fuknsionuar ne kete drejtim?

Qartazi kjo parti politike ka fuknsionuar ne menyre kaotike. Njeri prej fuksionareve te saj emeruar prane Komitetit te Kulteve ne kryeministri shkoi deri aty sa sulmoi komunitete te caktuara fetare sepse ata nuk i pelqenin Stambollit zyrtar!

Ne fakt, ai edhe per kete arsye u lirua nga detyra, por PDIU qartazi mori modelin e nje partie turke ne pushtet dhe me sa dukej per arsye pragmatike votash apo parash qe mund te vinin ne ndihme prej andej…

Shpetim Idrizi shkoi deri aty sa mori modelin e liderit konservator turk Erdogan i cili qartazi ka shkateruar modelin laik te Ataturkut ne Turqi dhe vend i madh i cili vetem nje copez te territorit te tij e ka ne Europe dhe pak politike te tille!

Ndryshe nuk ka si shpjegohet qe ai doli ne menyre demostrative ne fund te muajit te Ramazanit dhe u fal ne bulevard me besimtaret e tjere muslimane sic ben rregullisht dhe presidenti i Turqise Erdogan!

Pyetja qe shtrohen me kete rast jane: perse nuk e ben me kete gjest politik dhe fetar Shpetim Idrizi? Fakti qe Kauza e drejte came eshte ne piken e saj me te ulet ka ardhur edhe si shkak i kesaj strategjie te Idrizit? A mund te rikuperohet kjo dhe si?

Pergjigjet e ketyre pyetjeve do ti japim ne artikujt e ardhshem nje pas nje gjithmone sipas opinionit tone…

Share: