Home KRYESORE Keni probleme me Facebook, Instagram dhe WhatsApp? Ja çfarë ka ndodhur

Keni probleme me Facebook, Instagram dhe WhatsApp? Ja çfarë ka ndodhur

Problemet me rrjetet sociale, Facebook, Instagram dhe WhatsApp kanë shkaktuar një amulli në të gjithë botën. Janë më shumë se 3 miliardë përdorues të këtyre rrjeteve, të cilët kanë hasur probleme, kryesisht sa i përket ngarkimit të fotove dhe videove.

Në lidhje me këtë problematike ka ardhur edhe reagimi zyrtar nga Facebook.

Një zëdhënës i Facebook, i cili zotëron të tre aplikacionet, i tha BBC Nees: “Jemi duke punuar për t’i kthyer gjërat normalisht sa më shpejt që të jetë e mundur”.

Në mars, Facebook dhe Instagram pësuan periudhën më të gjatë të ndërprerjes ndonjëherë. Problemet gjithashtu goditën të dy aplikacionet si dhe WhatsApp në prill. Kjo problematike besohet se ka lidhje me serverat qendrorë dhe një sulm nga hakera shumë të sofistikuar.

Share: