Home KRYESORE KLSH ngre alarmin: Asnjë kontroll mbi cilësinë e barnave në treg

KLSH ngre alarmin: Asnjë kontroll mbi cilësinë e barnave në treg

Cilësia e barnave që qarkullojnë në tregun farmaceutik shqiptar është e pa kontrolluar. Dyshimet në lidhje me këtë fenomen i ka ngritur Kontrolli i Lartë i Shtetit në një raport për periudhën 2017 – 2018.

Sipas raportit të KLSH, agjensia e barnave nuk ka kryer analizat e kontrollit për ilaçet e importuara dhe ato që prodhohen në Shqipëri nga dy kompani farmaceutike franceze, për më tepër as lënda e parë që ato përdorin.

Gjatë periudhës 2017 – 2018 nuk është bërë asnjë analizë laboratorike e barnave dhe lëndëve të para që përdoren për prodhimin e tyre, sipas Rinald Muçës i cili është Drejtori i Auditimit të Performancës në KLSH. Për më tepër KLSH ka konstatuar se  laboratori i Agjencisë së barnave është i paakredituar megjithëse procesi ka nisur që në 2015 dhe nuk ka përfunduar ende.

Zoti Muça shton më tej se pajisjet e laboratorit janë të viteve 60’ dhe vetëm 11 nga 45 pajisje janë ndryshuar së fundmi.

Në raport thuhet se sistemi i farmakovigjlencës, i cili lidhet me efektet anësore të medikamenteve që konsumohen, është jashtë funksionit.

Subjektet farmaceutike tregtare nuk kontrollohen nga Agjensia e Barnave, përfshi këtu edhe farmacitë e spitaleve të cilat janë totalisht jashtë kontrollit. Sipas KLSH të vetmet inspektime janë kryer kur Ministria e Shëndetësisë ngriti një taskforcë e cila nga 1600 subjekte inspektoi vetëm 380. /Opinion.al

Share: