Home KRYESORE “Lufra” reagon per rastin e dhalles se derdhur si “gelqere”: Faje News…

“Lufra” reagon per rastin e dhalles se derdhur si “gelqere”: Faje News…


FALEMINDERIT QE NUK BINI PRE E FENOMENIT TE SHEKULLIT 👍🏼

Komunikate shtypi nga Kompania Lufra

Kemi heshtur sepse nuk kemi dashur qe keto media palaco me telenovela indiane, te mendojne qe ne ndjehemi keq nga goditjet e uleta qe na bejne. Por tani vendosem te reagojme, sepse duam tiu falenderojme te gjitheve ju qe na besoni cdo dite duke zgjedhur produktet tona, e mbi te gjitha ju qe komentoni dhe e mbroni produktin qe konsumoni cdo dite edhe pse iua fshijne komentin. Faleminderit.

Ndjehemi mire, MADJE KRENARE, qe per shkak te zgjedhjeve tuaja te perditshme jemi lider ne tregun e bulmetit prej 27 vitesh tashme. Kete nuk e ka lekundur asnje lajm fallco apo goditje nen brez pergjate gjithe ketyre viteve. Dhe nuk ka per te ndodhur, sepse shqiptaret jane te zgjuar, e bejne kollaj dallimin e mashtrimit nga e verteta.

Perse duhej qe nje vajze e vogel te derdhte “dhallen” dhe ta hidhte bidonin perpara kamerave? Perse i ra ne sy nje personi nje cope gelqere ne rruge, aq shume saqe mori mundimin te hapte kamerat? Keto dhe pyetje te tjera si keto shqiptaret dine tia bejne vetes, ndaj dhe vazhdojne te na zgjedhin cdo dite.

Gjithashtu sensibilizohemi me te gjitha bizneset e ndershme shqiptare te cilat sulmohen nga fenomeni “fake news”, ndoshta edhe me nje axhende te fshehur nga ata qe e financojne kete sulm.

Ne iu sigurojme qe cdo produkt i joni eshte 100% natyral. Ne mbledhim cdo dite mbi 45 000 liter qumesht lope nga me shume se 1000 ferma te medha dhe te vogla ne te gjithe shqiperine. Analizat e produkteve tona, behen rregullisht ne laboratore te huaj te akredituar.

Ne rastin konkret, per tiu pergjigjur JOQ, dhalla behet me qumesht te fermentuar, uje dhe kripe dhe ne disponojme analizat e saj nga laboratori i Janines, Greqi. Kemi qene gjithmone pioneret e industrise se qumshtit ne vend duke rritur standartin e cilesise, sherbimit dhe inovacionit ne produktet tona dhe do te vazhdojme te jemi per shume kohe.

Se fundmi ju rikujtojme qe prej vitesh tashme dyert e fabrikave tona jane te hapura cdo dite te javes per tu vizituar nga cdo person i intersuar per ta pare nga afer procesin e prodhimit te produkteve tona.

Faleminderit 😀

Share: