Home KRYESORE “Më shumë vota se votues”, Meta: Ja një shpjegim shkencor

“Më shumë vota se votues”, Meta: Ja një shpjegim shkencor

Presidenti Ilir Meta, këtë të diel e ka shfrytëzuar për të bërë ironi me zgjedhjet e 30 qershorit. Pas akuzave të opozitës se KQZ ka rritur numrin e votuesve, kreu i shtetit ka publikuar një nga komentet therëse në rrjetet sociale.

“Duke ju uruar një të diele sa më relaksuese e çlodhëse ju ftoj të gjithëve të gjeni një shpjegim shkencor të shumimit të votave mbi numrin e pjesëmarrësve të votimeve të 30 qershorit!”, shkruan Meta.

Prej ditësh presidenti ka bërë ironi me 30 qershorin, që e ka cilësuar si votime socialiste. Ai nuk e njeh 30 qershorin si datë zgjedhjesh, pas dy dekreteve të nxjerra.

Për presidentin zgjedhjet janë në 13 tetor, ndërsa nga ana tjetër mazhoranca qeverisëse në seancën e së hënës në Kuvend pritet të ngrejë komisioni hetimor për shkarkimin e tij./ Opinion.al

Share: