Kryetari i PDIU Shpëtim Idrizi nuk beri nje analize formale kur u largua zyrtarisht nga koalicioni me Partinë Socialiste duke iu bashkuar i vetëm koalicionit opozitar, pasi tre deputetët e PDIU refuzuan të ndryshonin pozicionin politik!
Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PDIU, Shpëtim Idrizi, deklaroi se kishte gabuar që i kishte besuar kryeministrit Edi Rama zgjidhjen e Çështjes Çame, ne fakt duhet te thoshte se nuk kush si ndodhte ndryshe!…
Marreveshje me PS per ndarje pushteti ishte katandisur qartazi te poste te parendesishme politikisht, por qe kishin leke dhe per kete nuk e ka sigurisht fajin Edi Rama, por forumet e PDIU te cilat nuk i kerkojne llogari drejtuesit te tyre!
Duhet te kujtojme se Idrizi nënshkroi një marrëveshje me 6 pika me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Bashën, e cila si kryefjalë ka zgjidhjen e Çështjes Çame, por edhe ne kete rast nuk duhet harruar se Partia Demokratike dhe PDIU kanë një përvojë bashkëpunimi për zgjidhjen e Çështjes Çame!
Kjo përvojë nese nuk eshte patur parasysh nga PDIU, konfirmon se Çështja Çame është thjeshtë një tymuese e Lulzim Bashës dhe Shpëtim Idrizit për marrëveshjen me 6 pika, pas të cilës duket se fshihen vetem interesat te përbashkëta për pushtet.
Gjatë tetë viteve në pushtet, i gjithë angazhimi i Partisë Demokratike për adresimin e Çështjes Çame konsiston vetëm në riaktivizimin e një Rezolute për Çështjen Çame, e cila ishte hartuar dhe votuar në vitin 2004
“Bashkëpunim ynë do shtrihet në të gjitha fushat, më tepër shkëputjen e krimit nga politika. PD ka qenë dhe mbetet e angazhuar për të drejtat e shqiptarëve të Çamërisë. Do garantojmë të drejtët e pronës për të gjithë shqiptarët e Camërisë”, -tha Basha pas nenshkrimit te kesaj Marreveshje, por mjafton kjo!?
A nuk e cungon kjo kerkesen e Cameve vetem te prona, kur ata duan te drejten per tu kthyer ne tokat e tyre nga ku jane debuar forcerisht?! A nuk kerkojne camet te drejten e dy shtetesise sic e gezojne miniritaret greke ne Shqiperi!?
A nuk e meritojne Camet te drejten e pakicave ne Greqi, sic e gezijne me te drejte minoritaret ne Shqiperi?!?
Me sa duket Shpetim Idrizit nuk i intereson Kauza, por pak pushtet me te cilin te fitoje perseri ndonje gje… Kauza le te rrije aty ku ka qene…
A do ta lejoje Komuniteti Cam perseritjen e kesaj historie mediokre?! Kjo duhet pritur e pare…
Vazhdon…