Home KRYESORE Negociatat, Presidentja e KE: T’i japim dorën Shqipërisë

Negociatat, Presidentja e KE: T’i japim dorën Shqipërisë

Ursula von der Leyen, presidentja e Komisionit Europian dha sinjalet e para pozitive për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Në një intervistë për gazetën gjermane Spigel, ajo ka thënë se vetë BE-ja “duhet t’ju japë një dorë lëtyre vendeve” .

“Jemi të njëjtin kontinent, të njëjtën histori, ne jemi fqinjë dhe nëse mbyllim derën për këtë rajon, ne vetëm dëmtojmë veten”.

Sipas “Spiegel” BE u ka ofruar disa vende të Ballkanit Perëndimor perspektivat e pranimit për vitin 2025, por ka shtyrë kohët e fundit fillimin e negociatave për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Franca është kundërshtarja më e madhe e zgjerimit, të paktën tani për tani./ Opinion.al

Share: