Home KRYESORE Nuk lirojnë zyrat, Lleshaj iu përgjigjet kryebashkiakëve të opozitës

Nuk lirojnë zyrat, Lleshaj iu përgjigjet kryebashkiakëve të opozitës

“Zyrat janë të shtetit dhe nuk janë të askujt, të gjithë jemi të përkohshëm dhe kohën na e përcakton ligji dhe në rastin e të zgjedhurve vendorë e ka përcaktuar vetë Kushtetuta. Nëse ne të tjerët rrimë në bazë të ligjeve dhe akteve, në rastin që flasim e ka përcaktuar vetë Kushtetuta. Ne urojmë që askush të mos çmendet për të zaptuar zyra që nuk i takojnë. Mandati është 4 vite i dhënë nga Kushtetuta, ndërkohë që në 30 Qershor kanë ndodhur zgjedhje të certifikuara nga të gjitha. Uroj që të kemi situata të kësaj natyre dhe njerëz të caktuar të dalin nga binarët ligjorë.”

Kjo ishte deklarata e Ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj kur u pyet në lidhje me vendimin e kryetarëve të bashkive të opozitës, për të mos liruar zyrat.

Në një takim me prefektët, Lleshaj kërkoi që ata të kujdesen për procesin e lënies së detyrës nga kryebashkiakët aktualë, dhe marrjen në dorëzim nga drejtuesit e rinj vendorë.

Konstituimin e organeve te reja te dala nga zgjedhjet vendore. Ekziston rreziku i uljes se performacës. Të gjithë strukturat do të marrin pushimet pas shtatorit sidomos të administratës së bashku dhe prefekturës. Nuk ka hapsirë për heqje nga puna për punonjësit e bashkive duke respektuar statusin e nënpunësit civil. Prefektët kane një rol kyç përsa i përket konstituimeve në lidhje me bashkite por ligji parashikon disa. Prefektët të intesifikojnë kontrollet për shërbimet për qytetarët, si ndaj administratës së bashkive, por edhe degëve të pushtetit qendror që të dyja këto struktura të.” -theksoi Lleshaj./ Opinion.al

Share: