Home KRYESORE Para largimit nga Shqipëria, Glover takim me Zgurin në KQZ

Para largimit nga Shqipëria, Glover takim me Zgurin në KQZ

Përpara se të largohet nga Shqipëria, Audrey Glover ka vendosur që takimin  e fundit ta mbajë me kryetarin e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Klement Zguri.

Gjatë këtyre ditëve përfaqësuesja e misionit të ODHIR ka kryer takime me përfaqësues të partive politike brenda dhe jashtë parlamentit. Para dy ditësh ajo takoi në selinë blu kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha ndërsa dje zhvilloi një takim me kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi.

Në takimin me kreun e KQZ, Glover i ka paraqitur disa problematika të procesit të 30 qershorit. Megjithatë raporti përfundimtar i OSBE/ODHIR do të dalë pas dy muajsh siç paralajmëroi edhe vetë ajo në konferencën për mediat në datën 1 korrik.

Megjithatë ajo që ra në sy në raportin paraprak të ODHIR, ishte se ata theksonin mungesën e alternativës në procesin e 30 qershorit dhe gjithashtu rëndësinë e Gjykatës Kushtetuese për të legjitimuar procesin. /Opinion.al

Share: