Home KRYESORE Paralajmerimi i fundit i Ilir Metes: Koha eshte tani…

Paralajmerimi i fundit i Ilir Metes: Koha eshte tani…

“Shqipëria ka nevojë për zgjidhje! Tani! Në shtator do jetë shumë vonë!” Është kjo thirrja e fundit e presidentit Ilir Meta në lidhje me krizën politike. Në një postim të gjatë në rrjetet sociale kreu i shtetit thotë se vendi nuk duhet të kalojë në kundërkohë!

“Vendi ka shpërdoruar kaq shumë kohë dhe mundësi në tre dekadat e fundit. Të një vendi që në vitet 2000, 2001 ishte gati me të njëjtin ritëm integrues si Kroacia dhe shumë para Serbisë e Malit të Zi.
Se ku ështē Kroacia, dihet prej vitesh, por edhe Serbia dhe Mali i Zi gjithashtu. Po kështu edhe sakrifikimi i çeljes së negociatave për Maqedoninë e Veriut nuk mund të jetë, as zgjidhje, dhe as shpëtimi i fytyrës tonë që nuk duam t’i plotësojmë detyrimet që i dinë të gjithë. Populli ynë nuk e meriton të mbetet i fundit në rajon, për shkak të liderëve të tij të llastuar!”, shkruan Meta.

“Duhet hequr dorë urgjentisht nga kokëfortësia për të ecur në dy rrugë përjashtuese, jodemokratike dhe joeuropiane, që s’kanë pikë takimi, jo vetëm me njëra-tjetrën, por që të dyja e nxjerrin vendin për një kohë të pacaktuar nga rruga europiane e sigurt dhe e dëshiruar nga të gjithë shqiptarët.  Duhet Lidership dhe Lidershipi jep zgjidhje në interes të të gjithë vendit! Në mënyrë që 18 tetori të jetë një ditë e gëzueshme për mbarë shqiptarët dhe rikthimi, jo vetëm të shpresës e sigurisë për të ardhmen, por në radhë të parë të të rinjve tanë”, shkruan më tej kreu i shtetit.

Sipas tij Shqipëria është lodhur me marrëveshje tejet të vonuara, që sakrifikojnë të ardhmen e saj, për të shpëtuar karrierat e politikanëve të papërgjegjshëm, në emër të gjoja stabilitetit që ata e minojnë çdo ditë me sjelljet dhe mosveprimet e tyre./ Opinion.al

Share: