Home KRYESORE Rama shpërthen ndaj Metës: Jo vetëm hetim, por edhe ndëshkim!

Rama shpërthen ndaj Metës: Jo vetëm hetim, por edhe ndëshkim!

Edi Rama shpërtheu këtë të hënë në akuza të forta ndaj presidentit Ilir Meta. E cilësoi jo vetëm armik të qeverisë por dhe të Kushtetutës, që sipas kryeministri është turp për këtë popull të mbajë një president si ai.

“Ka luajtur me zjarrin që plani i shëmtuar i zjarrvënës së Shqipërisë të mos dështonte” tha Rama.

“Ilir Meta duhet hetuar dhe ndëshkuar deri në fund nga ky Kuvend. Reagimi i këtij Kuvendi ndaj tij duhet të jetë frontal. Ilir Meta nuk është më kundërshtari i qeverisë, është armiku i hapur i vetë Kushtetues, nuk është thjesht frymëzuesi kundër zgjedhjeve, por armiku i vetë parlamentit. Nuk është vetë politikani i frikësuar nga reforma në drejtësi, është vetë shëmbëlltyra e të tremburve nga drejtësia. Ai na trupon të gjithëve, ne këtu si deputet edhe ty si qytetar si popull si shtet. Si mund të ketë Shqipëria sot një kryetar shteti që duket si aktor komik që imiton Presidentin e Republikës. E mendon veten si Vojo Kushi mbi ambasadën e BE dhe ambasadën e SHBA si topin për t’i treguar gjoksin si Mic Sokoli”, theksoi më tej Rama.

Sipas tij presidenti nuk e ka mbushur kupën, por e ka derdhur atë./ Opinion.al

Share: