E fundit për sot…
Nga Arian Galdini
Që Edi Rama është i refuzuari i madh nga shqiptarët, këtë e dimë të gjithë.
Edi Rama kurrë nuk ka fituar dot asnjë palë zgjedhje në Shqipëri.
Në 2013 nuk fitoi me votat e shqiptarëve, por me votat e Ilir Metës.
E njëjta në 2015.
Në 2017, nuk fitoi me votat e shqiptarëve, por me votat e Marrëveshjes së 17 – 18 majit me Bashën.
Sot ai nuk i fitoi prapë zgjedhjet.
Sot ai fitoi 61 Bashki në Tavolinë, të dhuruara nga dritëshkurtësia dhe dështimi i Opozitës.
Tani, a ka njeri që ma shpjegon dot, përse qenkërka sukses BOJKOTIMI dhe refuzimi masiv i shqiptarëve ndaj Ramës, kur në fakt këtij njeriut të urryer sapo iu dhuruan 61 Bashki në Tavolinë?
Pse duhej të shpenzonim 6 muaj revolucion ne epruvetë, për të thënë se Edi Ramën nuk e duan shqiptarët?
Ne e dinim gjithmonë se Edi Rama është Kryeministri më Jopopullor dhe më Antipopullor që ka pasur historia e Shqipërisë.
Pse duhet të shpallim fitore ne, mbërritjen në një konkluzion që e dinim që në krye të herës?
A nuk do të kishte qenë më mirë ta mundnim në zgjedhje duke fituar ne opozita shumicën e Bashkive?
Pse duhej ti dhuronim 61 Bashki në tavolinë, për të zbuluar atë që ne e dinim, pra që shqiptarët nuk e duan Edi Ramën?
Pse?
Apo ne jemi njësha për të shpallur fitore dështimet dhe talente për ti kthyer revolucionet në paketa turistike?
Kot, kot pyes, se në këtë vend nuk e duan të vërtetën…
E di që edhe pas këtij statusi do më turren me dhjetra inboxista anonimë duke më sharë mua e duke më quajtur mua mercenar, të shitur tek Edi Rama, komunist, etj, etj…
Jepini më shani mua që ju them të vërtetën.
Se fitoren me bojkot do e shijoni fort pas pak javësh, kur të ftilloheni pas plazhit…