Home KRYESORE Tërmet 5,1 ballë, dridhet qendra e Athinës. Sizmologët rekomandojnë gjakftohtësi

Tërmet 5,1 ballë, dridhet qendra e Athinës. Sizmologët rekomandojnë gjakftohtësi

Banorët e Athinës janë kapluar nga paniku mesditën e të premtes, në ora 14,13, për shkak të lëkundjeve të fuqishme të një tërmeti, shoqëruar edhe me zhurmë.

Sipas sizmologëve, magnituida e tërmetit ishte 5,1 gradë të shkallës Rihter dhe epiqendra ndodhej në afërsi të Magoulas, 23 km në veriperëndim të Athinës.

Nuk ka raportime për të lënduar apo dëmtime.

Menjëherë pas tërmetit pati ndërprerje të energjisë elektrike dhe të funksionimit të rrjeteve të telefonisë celulare.

Pedagogu i sizmologjsië, Kostas Papazahos, tha se vatra tërmetit është lokalizuar në malin parnas, në të njëjtën zonë nga kishte ardhur tërmeti shkatërrues i shtatorit 1999 që la pas 123 të vdekur.

Papazahos parashikoi se do të ketë vazhdimësi të lëkundjeve metasizmike dhe rekomandoi që qytetarët të ruajnë gjakftohtësinë.

Share: