Analisti Fatos Lubonja është shprehur se kryeministri Edi Rama do të ndërmarrë një tjetër hap shumë të rëndësishëm.
Lubonja u shpreh se lëvizja tjetër e Ramës mund të jetë arrestimi i katërshes opozitare, me të cilën nënkupton Presidentin Ilir Meta, Monika Kryemadhi, Sali Berisha dhe Lulzim Basha.
“Besoj se hapi tjetër i Ramës është arrestimi i katërshes opozitare. E thashë ose do durojmë dhunën e Ramës ose të bëjmë dhunë për të rrëzuar Ramën,” tha Lubonja në News 24.
Për Lubonjën, 30 qershori ishte hap i radhës i instalimit të sistemit të Edi Ramës.
/Agjensia e Lajmeve Sot News/