Policia e Tiranës ka dhënë informacion në lidhje me shpërthimin që ndodhi këtë të hënë në ish-Bllok.
Sipas policisë rreth orës 13:15 në rrugën “Vaso Pasha” në ambientet e një dyqani eventesh ka shpërthyer një bombul gazi.
Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar 4 persona L S. P; A. P, E. N dhe D.S të cilët u dërguan në Spital për ndihmë mjekësore.
Shpërthimi ka qenë aq i fortë sa që ka dëmtuar edhe katin e dytë të pallatit ku ndodhet dyqani.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./Opinion.al