Home Ja Pse Shqiperia nuk behet si Zvicera Zgjedhjet e 30 qershorit, PDIU kunder Bashes?

Zgjedhjet e 30 qershorit, PDIU kunder Bashes?

Kryetari i Bashkisë së Rrogozhinës, njëkohësisht anëtar i kryesisë së PDIU, Beqir Nuredini, vendosi te dorezoje sot postin te kreu i ri i bashkise, duke thene se “nuk do të përplasë njerëzit e qytetit të tij, për një karrige”.

Nuredini i dorëzoi zyrën Kryetarit të ri të dalë nga votimet e 30 qershorit, socialistit Haxhi Memolla, ndërsa eshte shfaqur i buzeqeshur, teksa i ka uruar atij suksese ne mandatin kater vjeçar!

Por Nuredini nuk tha asnje fjale per PDIU, partine me siglen qe ai u zgjodh! Thua ta kete vendosur nje hap kaq te rendesishem pa u konsultuar me drejtuesin e partise se tij, Shpetim Idrizin? Thua e ka konsultuar dhe Idrizi i ka thene beje, apo eshte ky i fundit qe e ka shtyre ta beje!?

Ndoshta PDIU ka patur ndonje oferte nga Edi Rama dhe po cedon nga marreveshja me PD!? Ne nje moment te tille nuk mund te cedohet keshtu sikur te dorezohen celsat e kashtes dhe jo nje mandat i marre me vote!

Te gjitha keto jane te mundura dhe historia e kesaj partie dhe vecanerisht kryetarit te saj eshte e certifikuar nga njera dege ne tjetren, me perfitime jo ne favor te Kauzes per te cilen u krijua kjo parti, por pozicionesh ne administrate dhe pushteti per liderin e saj!

Nese PDIU do kaloje nga PS duke braktisur PD, kjo me pare duhej konsultuar, por edhe qe ndodhi tregon se ne kete parti nuk funksionojnr institucionet demokratike dhe se kjo parti, pas abandonimit nga deputetet e zgjedhur me siglen e saj dhe ky kryetar bashkie, po shkon qartazi per lesh…

Ne prononcimin per media Nuredini theksoi: E konsiderojmë të pavlefshëm të gjithë këtë proces për aq kohë sa dhe dekreti i Presidentit është akoma në fuqi. 

Një qeveri që ka kapur të gjitha pushtetet, ka gjykuar të vlefshme të marrë dhe këtë godinë, këtu në Bashkinë e Rrogozhinës. 

Unë nuk kam ndërmend të përplas njerëzit me njëri-tjetrin për sa kohë jam bashkëqytetar dhe jetoj në të njëjtin qytet me ta, kështu, kam vendosur ta liroj paqësisht këtë godinë me këtë arsyetim, besoj, të logjikshëm”.

Per ta mbyllur ne kujtojme se Memolla i PS, ishte kandidati i vetëm në votimet e 30 qershorit, të cilat u bojkotuan dhe nuk njihen nga opozita dhe vete PDIU…

Share: