Home KRYESORE Basha publikon sms: Rama bllokon hetimet ndaj Valdrin Pjetrit

Basha publikon sms: Rama bllokon hetimet ndaj Valdrin Pjetrit

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka hedhur akuza në adresë të kryeministrit Edi Rama duke thënë se ai po bllokon hetimet ndaj kryebashkiakut socialist në Shkodër, Valdrin Pjetri, i cili është shpallur “non grata” nga Italia.

Përmes një postimi në “Facebook”, Basha ka publikuar mesazhin, i cili sipas tij është dërguar nga një person i cili është pjesë e Rilindjes.

Në mesazhin e dërguar Bashës, shkruhet se Rama ka urdhëruar Sandër Lleshajn, Arta Markun e Donika Prelën të bllokojnë me çdo kusht hetimet për Pjetrin.

Poastimi i Bashës

Hajduti Psiqik bllokon hetimet për Valdrin Pjetrin. Deja vu! Njësoj si me Ndokën e Frrokun, me Roshin e Dakon me kompani, kriminelët që ka sjellë në Kuvend e Bashki, Hajduti Psiqik i mbron, sepse pushtetin aine merr dhe e mban vetëm me krimin.
Mesazh nga brenda bunkerit të grupit të strukuruar kriminal të Rilindjes:

” Zoti kryetar, Edi Rama është bërë shumë keq për zbulimin e skandalit të Valdrin Pjetrit. Ai ka urdhëruar Llesh kimikun dhe Arta Markun e Donika Prelën ti bllokojnë me çdo kusht hetimet. Sipas ligjit të dekriminalizimit prokuroria duhet të merrte urgjent shenjat e gishtave të Valdrin Pjetrit dhe ti niste për verifikim në Itali. Por Rama ka bllokuar hetimet. Është bërë shumë keq.”/ Opinion.al E.Xh.

Share: