Home KRYESORE Besimtarët myslimanë festojnë Kurban Bajramin, lutje për paqe dhe harmoni

Besimtarët myslimanë festojnë Kurban Bajramin, lutje për paqe dhe harmoni

Besimtarët myslimanë kudo në botë festojnë ditën e sotme Kurban Bajramin. Në Shqipëri besimtarët  e fesë myslimane janë falur që në orët e para të mëngjesit në sheshin “Skënderbej”.

Ata iu drejtuan Zotit me lutje për paqe dhe harmoni. Përmes një mesazhi drejtuar besimtarëve të fesë myslimane kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu u shpreh se simbolika e kësaj dite është kurbani, si shenjë mirënjohje ndaj Zotit.

“Allahut i intereson devotshmëria jonë. Te Allahu nuk arrin as mishi dhe as gjaku i Kurbanit, por bindja ndaj tij. Sot në këtë ditë besimi Bajrami. Dëshmia e sakrificës na bën që ti jemi Zotit mirënjohës.
Kjo na nxit të jemi gjithmonë të gatshëm dhe të bëjmë sakrifica për fe dhe atdhe. Kurbani do të thotë afrim të njeriut me krijuesin. Njerëzit nuk duhet t’i ndërpresin shpresat te Allahu”,– u shpreh ai gjatë këtij mesazhi./Opinion.al/

Share: