Home KRYESORE Humor javor shqiptor! Nga Erion Kristo

Humor javor shqiptor! Nga Erion Kristo

  • Grua, meqë punët po na shkojnë Fjollë, unë them të ikim me pushime. Kemi plot 27 ditë derisa KQZ të shpallë rezultatet. Unë them t’i fusim një tërmet andej nga Jugu.
  • Pse ca më di ti mua, ndonjë banore të Astirit që arrestohet te dera e Gjykatës? Në Jug po mbyllen hotelet se nuk japin kupon dhe “nuk mund të mashtrosh shtetin”. Le që aty kërcet pistoleta.
  • A shkojmë në Durrës, se ka dhe akullore të mira.
  • Mos ja fut Dakos kot! Aty duhet vizë amerikane.
  • As në Korçë?
  • Upupu, aty jo se ka parashikuar tërmet Presidenti.
  • Epo ikim andej nga Prishtina se ka koncert Alban Skënderaj.
  • Jo, jo, se do ketë ndonjë rrahje në koncert, se i ka vapa këto.
  • Shiko se kemi 40 mijë euro me vete, aq sa shqiptarë ikën tre muajt e parë të këtij viti.
  • Mos bërtit se na dëgjon ndonjë skifter, apo nuk kanë kapur katër banda në Itali vetëm dje. Merr 390 mijë euro, aq sa shqiptarë kanë marrë pasaporta të huaja në 15 vjet dhe ikim në Monte Karlo.
  • Unë i marr, po më është prishur brava e derës dhe duhet ndonjë kryebashkiak ta shqyejë.
  • Ore ti, shqip po të flas, nuk po shprehem si ministre e jashtme. Do të të le pa ujë po nuk hyre brenda në shtëpi e të marrësh eurot. Mos na bëj Teatër.
  • Eee i ka vdek Xhezairi asaj pune, “shumë gjëra do ndodhin deri në tetor”.
  • Hajde nisemi urgjent sa pa ardhur ndonjë prokuror belg dhe kush rri 1.5 orë duke fol me ta. Nisemi.
Share: