Simo Pietiläinen është një avokat finlandez i cili kishte punuar në misionin e EULEX-it në Kosovë. Ai ka rrëfyer për një gazetë finlandeze, përvojën e tij katër vjeçare në Kosovë.
Avokati finlandez, Simo Pietiläinen, kishte punuar në Kosovë gjatë misionit të EULEX-it.
Avokati finlandez ka thënë se shtetet si Katari dhe Turqia, e kanë rritur ndikimin në Kosovë. Sipas tij, për çështjen e islamizimit, këto dy shtete po i financojnë xhamitë që ndërtohen në Kosovë.
“Turqia ka forcuar vazhdimisht pozicionin e saj, veçanërisht në Kosovë. Në mënyrë të ngjashme, vendet islamike si Katari, i cili vazhdimisht po financon ndërtimin e xhamive të reja dhe mbështetjen e grave me “mbulesa”, thotë Pietiläinen.
Sipas Pietiläinen, misioni i EULEX-it, nuk ka mundur të integrojë në Kosovë atë që njihet si “praktika më e mirë evropiane”, por ka qenë në gjendje të ndikojë në administrimin e drejtësisë në çështjet e rënda të krimeve të luftës.
Ai ka përmendur edhe rastin e dy familjeve të mëdha në Pejë, atë Elshani dhe Kelmendi.
Gjithashtu çështjen e Kanunit për të cilin thotë se është ende aktual në Kosovë.
Simo Pietiläinen thotë se pas luftës, nuk janë dorëzuar armët nga qytetarët në Kosovë dhe nga viti 1999, një pjesë e tyre ka mbetur në duart e tyre./express