Home KRYESORE Kapet autori i masakrës me 20 viktima në Teksas, ja shkaku që...

Kapet autori i masakrës me 20 viktima në Teksas, ja shkaku që dyshohet

Një sulm me armë mbi qytetarët ka lënë 20 persona të vdekur dhe 26 të plagosur në El Paso të Teksasit. Masakra ndodhi në një qendër tregtare Walmart në kohën kur brenda kishte një numër të lartë njerëzish.

Një 21-vjeçar ka qëlluar me kallashnikov drejt turmës sapo ka hyrë në ambientet e qendrës tregtare.

Autoritetet thonë se ky është një nga incidentet më vdekjeprurëse në historinë e Teksasit.

Autori është identifikuar nga mediat si  Patrick Crusius, nga Allen Teksas. Ai iu dorëzua policisë pas sulmit. Krimi dyshohet se ka në thelb urrejtjen ndaj popullsisë hispanike.

Autoritetet janë duke hetuar një dokument i cili ka qarkulluar në sajtin “8chan” ku përshkruhej një sulm me armë në “një përgjigje ndaj pushtimit hispanik të Teksasit”.

Autori shprehte një urrejtje ndaj “përzierjes së racës” dhe sugjeronte që Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të ndahen në territore të ndryshme për raca të ndryshme. Autori shkruante se mendimet e tij për emigracionin i paraprinë kandidimit të Donald Trump për president.

Në dokument shprehet gjithashtu mbështetje për personin që kreu sulmin në Zelandën e Re që la 51 persona të vdekur në mars. /Opinion.al

Share: