Home KRYESORE KQZ pranon kërkesën e aleatëve të PD, të shtunën mbledhje për 13...

KQZ pranon kërkesën e aleatëve të PD, të shtunën mbledhje për 13 Tetorin

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pranon kërkesën e aleatëve të Lulzim Bashës. Në një deklaratë të shpërndarë për mediat, ky institucion njofton se ditën e shtunë në orën 10:00 do të zhvillojë mbledhje.

Në këtë mbledhje do të diskutohet për kërkesën e paraqitur nga Partia Republikane, partia Agrare Ambjentaliste e Shqipërisë dhe partia Lëvizja Socialiste për Integrim për zgjedhjet lokale të 13 tetorit.

Këto tre parti opozitare, aleate të PD-së i kanë bërë një kërkesë zyrtare ditën e premte Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të nisë procedurat për 13 tetorin e dekretuar nga Ilir Meta për mbajtjen e zgjedhjeve vendore.

Duke cituar dekretet e presidentit dhe raportin e OSBE-ODIHR, partitë opozitare kërkojnë nga KQZ që të marri të gjitha masat për organizimin e zgjedhjeve më 13 tetor./ Opinion.al

Share: