Nga Ylli Manjani
Ai lokal ishte nga më të kuotuarit në Booking, të paktën deri ditën e “përplasjes spanjolle”…
Ishte gjithashtu fully booked. Verifikojeni vetë për kuriozitet.
Por, paska qenë pa leje. Çudi e madhe! Di njeri ndonjë ndërtim me leje në atë zonë?!
Flas për leje të ligjshme, se me letra bakalli janë të gjitha…
Pastaj, po të mos gjendej pronari në kofanon e asaj makine, nuk do merrej vesh që lokali ishte pa leje?!
Ky është veprim i pastër populist i udhëheqësit, që bën si parimor kur godet shokët e vet. Kokëdhima që goditet nga KokëRama…
Pasuria e viktimës hidhen si prehë për konsum publik. Dhe populli kënaqet (për fat të keq) që po ja “shëmbin pasurinë qënit”…
Kështu bëri edhe Enveri, goditi shokët në fillim, pastaj armiqtë e brendshëm…
Veprim i pastër i shtetit komunist! Pa gjyq e pa proçes.
Ndërkohë, spanjolli do vijojë të tregojë se “ishte në një vend fisesh, ku i madhi i tyre jua bënte rrup cup. Janë dhe kandidatë për në BE…”
Imazh fantastik.