Zona e konturit të syrit është pjesa më delikate e fytyrës dhe koha që ecën pa u ndalur, nuk është i vetmi faktor që mund të shkaktojë papërsosmëri. Ka shumë agjentë të jashtëm si smogu, tymi, ekspozimi i tepërt ndaj diellit dhe alergjitë që mund të bëjnë lëkurën tuaj të duket e brishtë dhe më e lodhur.
Për fat të mirë, ka kura efektive natyrale që janë të lehta për t’u përgatitur. Janë disa përbërës të përditshëm dhe të shëndetshëm që përdoren gjatë verës dhe dimrit për të përgatitur maska që riparojnë dhe mbrojnë lëkurën tuaj nga plakja, rrudhat, sytë e fryrë dhe rrathët e zinjë.
Maskë me kamomil dhe vaj bajame kundër qeskave pashtë syve
Kamomili të ndihmon për të fjetur, ky është një fakt i konfirmuar. Mbi të gjitha ai forcon kapilarët dhe ndihmon në zbutjen e fryrjeve nën sy. Për këtë arsye, ilaçi i gjyshes është shumë efektiv dhe shumë i shpejtë, ndaj po e shpjegojmë më mirë.
Për këtë maskë keni nevojë për kamomil në bustina: zieni një sasi të vogël të ujit dhe pastaj futni dy bustinat për 5 minuta. Ndërkohë, masazhoni me vaj bajame me majën e dy gishtave derisa lëkura rreth syve të duket që e ka përthithur të gjithë vajin dhe nuk ka mbetur e shkëlqyeshme. Kur bustinat kanë arritur në temperaturë dhome (nëse nuk keni kohë, vendosni në frigorifer për 1 minutë) shtrydhini mirë dhe vendosni ato mbi sy. Lerini për rreth 10 minuta dhe … Voilà!
Kjo recetë e thjeshtë do t’i japë syve tuaj një pamje të re, të ndritshme e qetësuese.
Maskë kundër rrudhave
Maskë me mjaltë, qumësht bajame dhe pakëz miell
Përdorimi i kësaj maske i tregon efektet, vetëm pas një muaji, ku do shihni një lëkurë shumë më të relaksuar dhe të qetësuar. Qumështi i bajames është një përbërës i përsosur për të vepruar në lëkurë dhe për ta pastruar atë nga qelizat e vdekura, mjalti zbut indet dhe e bën zonën e syve më elastike, një bombë e vërtetë kundër plakjes, ndërsa mielli vepron si një pastrues perfekt me veprim zbutës.
Hidhni 1 lugë gjelle mjaltë në një tas të vogël dhe pak nga pak, shtoni 2 lugë qumësht bajame. Kur ato të jenë shkrirë, sitni një pjesë të vogël të miellit dhe shtojeni atë në përzierje. Përhapeni maskën rreth syve, hapeni me majë të gishtave dhe lereni të pushojë për 10 minuta. Shpëlajeni tërësisht me ujë të bollshëm dhe përsëriteni këtë veprim tri herë në javë për një rezultat të mahnitshëm në tridhjetë ditë.
Maskë për të luftuar sytë e fryrë
Maskë me gjalpë kokosi dhe çaj jeshil
Kjo maskë është shumë e thjeshtë për t’u bërë. Më të mirët janë çaji jeshil ose çaji i zi, por në të vërtetë çaj i mirë është gjithashtu ai me fruta të kuqe, portokall ose Hibiscus.
Merrni dy bustina dhe vendosini në ujë të nxehtë për disa minuta. Pasi ti keni shtrydhur, thajini me një letër kuzhine dhe ndërkohë vendosini në lëkurë tamponë të zhytur në gjalpë kokosi, i cili është i pasur me vitaminë E, ky përbërës i dhuron butësi lëkurës dhe është gjerësisht i vlerësuar për vetitë e tij qetësuese dhe hidratuese. Është gjithashtu i përshtatshëm për lëkurën e qepallave dhe zonat e ndjeshme.
Vendosni bustinat me çaj të lagësht dhe të ftohtë në sy, lerini rreth 10-15 minuta. Antioksidantët dhe vitaminat e pranishme në çaj shumë shpejt do të bëjnë që ndjesia e enjtjes të zhduket dhe vaji i kokosit do të ndihmojë lëkurën të rihidratohet.
Çajrat kurativë Lipton dhe vajin e kokosit i gjeni në rrjetin e dyqaneve Neranxi Organic Market.