Home KRYESORE Meta publikon videon e Ramës në vitin 2000: Konfirmon qëndrimin tim

Meta publikon videon e Ramës në vitin 2000: Konfirmon qëndrimin tim

Me anë të një postimi në rrjetin social, Facebook, Presidenti Meta ka njoftuar se i ka dërguar letër Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, për të konfirmuar mbështetjen e tij në aplikimin e saj drejtuar organizatës prestigjoze “Europa Nostra” për mbrojtjen e kompleksit të Teatrit Kombëtar dhe Teatrit Kombëtar Eksperimental.

Meta u shpreh se qëndrimet e tij në mbrojtje të trashëgimisë historike e kulturore të Tiranës, kanë qenë dhe janë në koherencë të plotë prej 20 vitesh, ndërsa ka publikuar edhe një video të kryeministrit Rama në vitin 2000, duke konfirmuar këtë fakt kur shërbente si ministër Kulture, në qeverinë që drejtonte Meta.

Postimi i plotë:

Të dashur miq!

Po ju njoh me faktin se dje i kam dërguar një letër Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, për të konfirmuar mbështetjen time në aplikimin e saj drejtuar organizatës prestigjoze “Europa Nostra” për mbrojtjen e kompleksit të Teatrit Kombëtar dhe Teatrit Kombëtar Eksperimental.

Po kështu të gjitha qëndrimet e mia në mbrojtje të trashëgimisë historike e kulturore të Tiranës, kanë qenë dhe janë në koherencë të plotë për këtë çështje prej 20 vitesh.

Dëgjoni ju lutem kryeministrin aktual, z.Rama se si e konfirmonte këtë fakt në vitin 2000, kur shërbente me devocion të jashtëzakonshëm si ministër Kulture, në qeverinë që unë drejtoja.

Share: