Home KRYESORE PD i pergjigjet Topallit ashper…

PD i pergjigjet Topallit ashper…

Pa kaluar më shumë se një orë nga deklarata e ish-kryeparlmentares, Jozefina Topalli, e cila akuzoi kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Bashën, se po mban në pushtet kryeministrin Edi Rama, ka ardhur reagimi nga dega e demokratëve në Shkodër.pd

Referuar deklaratës të mbajtur më herët nga Basha, në lidhje me reagimin e djeshëm të kreut të qeverisë, i cili u shpreh për çështjen në fjalë se “përgjegjësia për çdo akt është individuale”, Topalli shkruan adresuar kryedemokratit se “Edi Rama e coi Valdrinin ne Shkoder, por mandatin per Kryetar Bashkie te Shkodres ia dhe ti lul, me bojkotin e zgjedhjeve”.

Ndërkaq, në letrën e degës lokale të PD-së, shprehet habia që ish-deputetja nuk kushtoi asnjë fjalë për kryebashkiakun e zgjedhur, pasi “me gjasa eshte kujtuar, qe duke injoruar kontributin e cdo demokrati te ndershem, gjate kohes qe qeveriste PD, per hater te Luigjit, babait te Valdrinit dhe mikut te saj, e promovoipp Valdrinin ne poste drejtuese, edhe pse pa asnje kontribut ne Partine Demokratike”.

REAGIMI I PLOTË

Sa here Rama eshte ne pozite te veshtire, shfaqet Jozefina Topalli duke sulmuar demokratet dhe Kryetarin Basha!

Rastesi apo sherbim ndaj Rames, kete e gjykojne vete qytetaret e Shkodres dhe te Shqiperise!

Çudia eshte se skishte asnje fjale per Valdrinin, si trafikant i denuar droge!

Asnje fjale per Ramen qe perdhosi dinjitetin e qytetareve te Shkodres me kandidatin e denuar per trafik droge!

Me gjasa eshte kujtuar, qe duke injoruar kontributin e cdo demokrati te ndershem, gjate kohes qe qeveriste PD, per hater te Luigjit, babait te Valdrinit dhe mikut te saj, e promovoje Valdrinin ne poste drejtuese, edhe pse pa asnje kontribut ne Partine Demorkatike.

Koha kur interesi i demokrateve neperkembej per interesa personale, ka marre fund! Kete duhet ta kuptoje edhe znj. Topalli!

Partia Demokratike dhe demokratet e Shkodres dhe gjithe Shqiperise jane ne nje beteje te perditshme me te keqen dhe krimin e organizuar qe qeverise Shqiperine. Ne jemi te vendosur ta cojme deri ne fund betejen tone per Shqiperine si gjithe Europa.

Share: