Home KRYESORE Politika është grua, jo ku.v!

Politika është grua, jo ku.v!

Gazetari , Bledian Koka thotë se ishte Voltana ajo që luftoi pa u ndalur për bashkinë e Shkodrës ndërkohë që të gjithë burrat e tjerë u tërhoqen, duke shërbyer si oksigjen për tërë PD-në.

Sa here mendon qe gjerat po shkojne per dreq pa kthim, ka gjithmone nje zhgenjim per mire. Eshte gjithheret dikush aty qe nuk dorezohet edhe kur te gjithe kane marre ferrat me uratat perkatese.

Kur te gjithe burrat nuk kane me kurajo per me hec, eshte nje grua qe nuk dorezohet. Sa here kur edhe vete lideri nuk di me çte beje, ka nje lidere lokale qe nuk dorezohet. Perkundrazi, kur te gjithe thone qe “mori fund”, eshte ajo sheh nje fillim.

 Kur te gjithe i nenshtrohen ngerdheshjes se fatit, ajo e vre si buzeqeshje. Kur askush nuk ka me nerva, ajo ka nervin e duhur per te ndryshuar fatin ne dukje te vulosur anglisht me titra ne aksh interviste me za Ameriket.

E takova Voltanen pak pas 30 Qershorit dhe e pyeta se cfare mendonte per situaten. Prisja zhgenjimin pa ngushellim qe me kishin konfiduar koleget e saj te djathte, por znj.Ademi me kapi ne befasi duke me garantuar ne menyre te pabesueshme se Shkodra “ska shance me ra ne dore te 6%-it”. E pyes ca do besh, se si duken bathet muhabeti i 30 Qershorit ka marre fund.

“Jo per Shkodren time”-me tha! Aty per aty mendova se Voltana ndoshta eshte optimiste prej natyres se gruas qe e karakterizon pergjithesisht kete qenie te jashtezakonshme, por intuita ime bash nuk shkoi me shume se aq.

Por teksa po pinim ajo nje kafe dhe une nje cigare n’zyr (timen) me rrefen dicka qe se kisha degjuar. “Bled, Valdrini ka shkel ligjin e dekriminalizimit dhe nuk e ka deklaru”. Me tregoi sesi e kish siguruar informacionin dhe sesi kish nis punen me e verifiku.

Me tha se kur te ishte e sigurte per informacionet qe i vinin pa pushim edhe gjate kohes qe qendronim ne zyre, do e bente publike.

Share: