Home KRYESORE Protestë në Malin e Tomorrit, policia bllokon punën në gurore

Protestë në Malin e Tomorrit, policia bllokon punën në gurore

Vendimi i Gjykatës Administrative i cili rrëzoi Vendimin e Këshillit të Ministrave për shpalljen e malit të Tomorit “Park Kombëtar” duhet të sillte rifillimin e punës në firmat e nxjerrjes së gurit dekorativ në këtë mal.

Puna në gurore ishte pezulluar prej 22 muajsh pasi shpallja e Malit të Tomorrit “Park Kombëtar” do të ndalonte këtë aktivitet në këtë zonë. Por Gjykata Administrative vendosi kundër vendimit të qeverisë. Sot firmat që operojnë në këtë zonë kanë vendosur të rifillojnë punën por janë ndaluar nga forcat e policisë në qafën e Novajt.

Në ndihmë të policisë së Beratit kanë ardhur edhe FNSH, ndërsa punëtorët e firmave të nxjerrjes së gurëve kanë dalë në protestë. Një grup përfaqësuesish të tyre kërkojnë nga policia shkaqet e pengimit për vijimin e punë së tyre dhe argumentimin ligjor për këtë veprim. /Opinion.al

Share: