Home KRYESORE Rinovimi i patentës, çfarë duhet të dini

Rinovimi i patentës, çfarë duhet të dini

Të gjithë ata që duan të rinovojnë lejen e drejtimit (patentën) tani nuk duhet të presin.

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor njofton se lëshimi i kartonit të ri të nga 15 Gushti do realizohet në vetëm 30 minuta.

Risia starton me Tiranën që ka dhe numrin më të lartë të aplikimeve, 45% në total.

Kjo risi vjen pasi Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka futur në përdorim sistemi eDM i gjithëpërditësuar.

Më parë ky proces vononte 15 ditë. Në 2018-ën për dy muaj u bllokua fare prodhimi, i kartonëve duke sjellë kaos në këtë institucion./ Opinion.al

Share: