Home KRYESORE Shembja restorantit të Mihal Kokëdhimës, IKMT: Objekti, rezulton pa leje

Shembja restorantit të Mihal Kokëdhimës, IKMT: Objekti, rezulton pa leje

Ditën e sotme ka nisur shembja e bar-restorantit “Panorma” në Porto-Palermo, nga Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit.

Lidhur mr këtë vendim, IKMT sqaron se restoranti u ekspozua publikisht pas një skandali të pronarit me disa turistë spanjollë dhe dy shoqëruesit e tyre shqiptarë”.

Po ashtu, IKMT thotë se “Objekti rreth 2 mijë metër katror, i ndërtuar në një nga zonat më të bukura bregdetare të Shqipërisë, rezulton pa leje, ndërkohë që shfrytëzonte kundrejt pagesës edhe pjesën e plazhit”.

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit gjatë shemjes së restorantit të Mihal Kokëdhimës nuk ka hasur në rezistencën e familjarëve të tij,

 “Çdo veprim i saj ka qenë i koordinuar ngushtësisht me policinë e shtetit. Menjëherë pas përfundimit të këtij operacioni, IKMT do të vijojë punën në gjithë vijën bregdetare te vendit”- njofton IKMT.

Kujtojmë që Mihal Kokëdhima dhunoi turistët spanjollë të cilët nuk kishin mbetur të kënaqur nga shërbimi i restorantit. Ky moment ka bërë që pronari të ndjekë nga pas makinën e tyre, ndërsa më pas u kap në kofanon e mjetit duke goditur me grushte xhamin e mjetit./ Opinion.al E.Xh.

Share: