Home Approccio Italo Albanese Shmangen zgjedhjet e parakohshme në Itali, Conte sërish kryeministër

Shmangen zgjedhjet e parakohshme në Itali, Conte sërish kryeministër

Demokratët në Itali ndonëse kundështarë prej vitesh me Lëvizjen 5 Yjet ranë dakord në formimin e një koalicioni të ri qeveritar, duke shmangur kështu zgjedhjet e parakoshme.

Kryeministër do të jetë sërish Giuseppe Conte, i cili  pritet të mandatohet nga presidenti Matarela paraditen e të enjtes.

Në përfundim të takimit me kreun e shtetit, drejtuesi i ‘Lëvizjes 5 Yjet’, Luixhi di Maio u shpreh se bashkëpunimi me demokratët ishte e vetmja mundësi për të shmangur krizën politike.

Kjo krizë nuk i shërben aspak Italisë duke patur parasysh se shqetësimi kryesor është ekonomia.

Di Maio theksoi  gjithashtu se kishte refuzuar ofertën për një tjetër qeveri të përbashkët me ish-aleatin, kreun e Lega Nord, Mateo Salvini, qeveri që mund t’a drejtojte vetë kreu i ‘Lëvizjes 5 Yjet’.

Të njëjtin qëndrim kishte edhe sekretari i përgjithshëm të demokratëve Nikola Cingareti.

Ndërkohë Salvini ka akuzuar dy partitë për pazare ministrash, që kanë shmangur vëmendjen nga zgjidhjet e problemeve për italianët.

Sipas analistëve  tashmë edhe dështimi më i vogël i qeverisë së re të koalicioni tmes dy partive, synimi i së cilës është të që synon të qëndrojë në pushtet deri në  vitin 2023,  do të përkthehet në rritjen e mbështetjes për partinë  Lega Nord./Opinion.al/

Share: