Home Ja Pse Shqiperia nuk behet si Zvicera Skandali “Pjetri”/ Media franceze: Nën qeverinë e Ramës, pati një karrierë shumë...

Skandali “Pjetri”/ Media franceze: Nën qeverinë e Ramës, pati një karrierë shumë të shpejtë…

Portali informativ në gjuhën frënge “Le Courrier des Balkans”, i ka kushtuar një artikull të posaçëm një prej zhvillimeve më të rëndësishme të aktualitetit në Shqipëri: tërheqjes nga marrja e detyrës e kryebashkiakut të zgjedhur të Shkodrës, Valdrin Pjetri, pas publikimit nga ana e Partisë Demokratike e dokumenteve që dëshmonin arrestimin për trafik droge, dënimin me 18 muaj burg dhe dëbimin e tij nga Italia.

Sipas ligjit për dekriminalizimin, personat që janë dënuar nga gjykatat nuk mund të marrin funksione publike dhe fshehja e dënimeve është vepër penale. Meqenëse ai duket se ka gënjyer për të kaluarën e tij, Valdrin Pjetri duhet të përgjigjet para drejtësisë.”- shkruhet në artikullin e portalit frëng, që vijon me një pasqyrim tërësor të rrugëtimit politik që ka përshkuar Pjetri nën qeverinë “Rama”.

Në shkrim theksohet se kandidati socialist i dalë nga zgjedhjet vendore monopartiake të 30 qershorit, pati një karrierë të shpejtë, deri në katapultimin e tij, të mbetur në tentativë, në postin e kryebashkiakut të kryqendrës së veriut në Shqipëri. “Nën qeverinë e Edi Ramës, Valdrin Pjetri pati një karrierë shumë të shpejtë, duke u bërë kreu i ZRPP, e me vone prefekt i Shkodrës.Edi Rama më pas e emeroi si kandidat të Partisë Socialiste (PS) per kryetar të Bashkisë Shkodër, në kundërshtim me vullnetin e bazes ne Shkoder. Pas zgjedhjeve të 30 qershorit, pasi akuzat e Valdrin Pjetrit filluan të dalin, kryeministri e emëroi atë drejtues politik të PS për rajonin e Shkodrës, duke zëvendësuar ish-ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati.”

Në përmbyllje të këtij raportimi, “Le Courrier des Balkans” ka përcjellë në mënyrë të balancuar reagimin e kreu të Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe shefit të qeverisë mbi çështjen në fjalë.

Shkrimi i plotë i “Le Courrier des Balkans”/ E shtunë, 17 gusht 2019

Kryetari i zgjedhur i Shkodrës, qyteti me i madh i Shqipërisë së veriut, socialisti Valdrin Pjetri, dha dorëheqjen në 14 gusht, pak para se të bënte betimin: opozita zbuloi se ai ishte dënuar në vitin 2003 në Itali për trafik droge.

Valdrin Pjetri, kandidati socialist për kryetarin e Shkodrës, i zgjedhur në zgjedhjet bashkiake të 30 qershorit të bojkotuar nga opozita, u dënua nga një gjykatë italiane në 2003 me 18 muaj burg për trafik droge.

Partia Demokratike (PD) beri publike dokumentet e drejtësisë italiane në 13 gusht, duke zbuluar arrestimin e tij në flagrance më 27 janar 2003. Valdrin Pjetri u debua më pas nga Italia, dhe u ndalua te hyje ne Itali për dhjetë vjete.

“Sipas ligjit për dekriminalizimin, personat që janë dënuar nga gjykatat nuk mund të marrin funksione publike dhe fshehja e dënimeve është vepër penale. Meqenëse ai duket se ka gënjyer për të kaluarën e tij, Valdrin Pjetri duhet të përgjigjet para drejtësisë.”- shkruhet në artikullin e portalit frëng, që vijon me një pasqyrim tërësor të rrugëtimit politik që ka përshkuar Pjetri nën qeverinë “Rama”.

Nën qeverinë e Edi Ramës, Valdrin Pjetri pati një karrierë shumë të shpejtë, duke u bërë kreu i ZRPP, e me vone prefekt i Shkodrës.

Edi Rama më pas e emeroi si kandidat të Partisë Socialiste (PS) per kryetar të Bashkisë Shkodër, në kundërshtim me vullnetin e bazes ne Shkoder.

Pas zgjedhjeve të 30 qershorit, pasi akuzat e Valdrin Pjetrit filluan të dalin, kryeministri e emëroi atë drejtues politik të PS për rajonin e Shkodrës, duke zëvendësuar ish-ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati.

Me daljen në dritë të dokumenteve italiane, Edi Rama shprehu habinë e tij, duke pretenduar se nuk di asgjë për të kaluarën e Pjetrit. Deri në ditën e fundit, Pjetri mohoi që të kish qenë i dënuar ndonjëherë. Por, sipas të dhënave nga kufiri shqiptar, Pjetri nuk është kthyer në Itali gjatë 10 vjetëve të dënimit.

Sipas opozitës, kryeministri Rama ishte jo vetëm i vetëdijshëm për të kaluarën e kandidatit te tij, por ai e kish promovuar vetëm për shkak të lidhjes se tij me rrjetet kriminale. Lulzim Basha, kreu i PD, tha: “çështja Pjetri nuk është rastësi. Kjo është prova e fundit që Edi Rama ka konsoliduar pushtetin e tij duke u mbështetur në rrjetet kriminale, dhe se ai punon për këto rrjete”. Sipas tij, tetë kryetarë të tjerë jane te perfshire në raste të tilla.

Ndërkohë, kryeministri reagoi në “Twitter” në lidhje me këtë çështje: “Valdrin Pjetri nuk është kriminel! Ai ka shërbyer në administratë si nëpunës korrekt qysh në kohën e qeverisjes së PD. Çfarëdo të ketë bërë 19 vjeç nuk e bën kurrësesi njeriun një kriminel! Por fshehja e ngjarjes është e patolerueshme dhe pasojat për Shkodrën të pajustifikueshme!”

Edi Rama theksoi gjithashtu se Valdrin Pjetri duhet të marrë përgjegjësinë e plotë për vetëdeklarimin e rremë.

“Eshtë koha të nisë verifikimi shtetëror i të gjitha vetëdeklarimeve të politikanëve e punonjësve të shtetit që kanë firmosur.

Një kandidat që gënjen në mirëbesim dhe në formularin e vetëdeklarimit s’mund të lerë në baltë zgjedhësit dhe partinë që e ka besuar.” tha Rama./Laspi.al

Share: