Home KRYESORE Video që bëri xhiron e internetit, nipi i deputetit socialist dhunon një...

Video që bëri xhiron e internetit, nipi i deputetit socialist dhunon një grua pranë QSUT (pamjet)

Pamjet e një gruaje e cila rrihet me shkelma dhe grushte në Tiranë, pranë Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza, nga një burrë, kanë bërë xhiron e mediave sociale prej dy ditësh. Sot zbulohet identiteti i personi që dhunonte këtë grua.

Burime nga policia, konfirmuan për Panorama, se, personi që shihni edhe në videon që po publikojmë më poshtë, quhet Ramazan Rraja, kushëriri (djali i xhaxhait) të Rexhep Rrajës.

Rexhep Rraja është djali i deputetit socialist Rrahman Rraja. Rezhepi, u përfshi në një skandal me ish-të dashurën e tij, Xhisiela Maloku rreth 10 muaj më parë, e cila e akuzoi për dhunë, por më pas e tërhoqi denoncimin e saj në Polici.

Gjithashtu, gazetarja e kronikës, Anila Hoxha, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka treguar identitetin e personit që u shfaq në këtë video duke dhunuar një grua, identiteti i të cilës nuk është bërë me dije./panorama

Share: