Home KRYESORE Do krijohet Shengeni Rajonal? Rama: Do hiqen kufijtë në Ballkan

Do krijohet Shengeni Rajonal? Rama: Do hiqen kufijtë në Ballkan

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë nga Nju Jorku ku po merr pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Rama është pyetur në lidhje me idenë e hedhur prej tij për krijimin e një “Shengenit Rajonal”. Kryeministri u shpreh se Shengenit Rajonal” do të ishte një hap shumë i rëndësishëm për vendet e Ballkanit, pasi do të ndihmonte në heqjen e kufijve në Ballkan për njerëzit dhe mallrat.

Kryeministri theksoi se vendet e rajonit së bashku janë më të fuqishëm dhe krijojnë treg më të madh sesa të copëtuar.

“Shengeni Rajonal? Po jam shprehur më herët dhe për këtë kam marrë edhe akuza se kush e ka dëgjuar thotë se hiqet kufiri mes Shqipërisë dhe Kosovës. Na është dhënë mundësia që në këtë Asamble të jemi me presidentin e Serbisë dhe kryeministrin maqedonas. Na ka rënë për pjesë për të diskutuar për bashkëpunim të tre vendeve, që nuk është përjashtues ndaj vendeve të tjera. Përkundrazi është hap për të nxitur edhe të tjerët që të bashkohen. Ky hap ka rëndësi të madhe, nëse në bazë të kësaj marrëveshje është heqja e kufijve për njerëzit, mallrat dhe për investitorët e mëdhenj, që është e qartë se nëse do të duhet të investojnë, kanë nevojë për një treg tepër më të madh sesa vetëm tregu i secilit vend. Së bashku ne mund të bëjmë shumë më shumë”, deklaroi Rama./Opinion.al E.Xh

Share: