Nderkohe qe koleget e mi po meren me çeshtjen “Tahiri”…
Nga Ervin Koci
“Tentativa e rahjes, vrasja e mbetur ne flagrance, apo kanosja me jete, jane gjera te zakonshme ne nje vend ballkanik dhe lindor si i joni. Nuk eshte ndonje precedent i rende, perderi sa ju nuk ju vrane…
Une do tju sjell vendimin tim me poste dhe ju po nuk qete dakord, ankohuni per kete!”, – keshtu me tha sot nje “Mjeshter” Prokuror, te cilin e pres prej dy muajsh te me therrase qe t’i tregoja se çfare me ndodhi gjate nje sulmi fizik me 18 Korrik 2019. Sot isha pikerisht ne Prokurorine e Tiranes pasi dy muaj me pare tentuan te me vrasin me sende te forta ne sy te familjes time dhe me kercenuan me jete!
Por pasi kam plot 2 muaj qe pres qe ndonje cope prokurori te marre ne shqyrtim kallezimin tim, sot pas shume insistimesh dhe perpjekjesh arita une t’i shkoja ne zyre zoterise Prokuror.
Nuk do ta besoni por ky i fundit me la vertete pa fjale… Jo VETING te behet ne Shqiperi, por dhe depistim dhe tredhje ky vend nuk behet!
Kete e kam edhe per ata miqte e Ambasades USA qe po hedhin parate per nje projekt si ai per Drejtesine!!!!