Home KRYESORE Kokaina qe u be oriz…! Nga Anila Hoxha

Kokaina qe u be oriz…! Nga Anila Hoxha

Njejte si edhe ne aksione te tjera antidroge edhe kesaj here ngarkesa e porositur me kokaine nuk mberriti ne doren e kryesorit. Per pasoje trafikanti apo sic pelqehet me etiketim me te bujshem ” peshku i madh” nuk u arrestua. Pa kaluar shume kohe nga sekuestrimi i mese 600 kg kokaine po ne portin e Durresit , nje histori narko trafiku u mbyllur me Arber Cekajn ne krye, i cili ndoshta per faktin se ju dorezua Shqiperise, ne gjykaten e krimeve te renda nuk e shqiti buzeqeshjen nga fytyra. Kesaj radhe kokaina vinte nga Greqia. Ashtu sic ndodhi vite me pare kur belget e zevendesuan me uje vajin e palmes ku gjendej kokaina, edhe greket nuk na dhane bese. E kishin zevendesuar kokainen me pako orizi dhe pastaj kane lejuar vazhdimin e udhetimit te pakove , me idene se peshku do binte ne rrjete

Cfare ndodhi?

Per jave te tera , besnikerisht nje rreth i ngushte policesh survejuan kontenierin. Ndoshta pershperisnin e dyshonin se mund te ishte ky kontenier zgjatim i njerezve te tjere te lidhur me Cekajn, apo kushedi ku ne jug a ne veri me emra te tjere qe sdolen asnjehere ne siperfaqe. Mes ketyre spekullimeve dhe sherbimeve te vezhgimit te zevendesoheshin stafete, ATA u shfaqen. Ne nje makine gri me targa te huaja, qe u parkua ne terminal. U drejtuan ne kembe drejt kontenierit frigorifer qe serisht besohet se kishte banane. Njeri tregoi nje badge dhe hyri. U lejua. Tjetri sdihet se si por edhe ai hyri. Dy prites. Mendohet se hapen kontenierin dhe prej andej moren pakot qe ata mendonin se ishin me kokaine.

Ne fakt ishin zevendesuar e plotesuar me oriz nga greket, dhe sic thote populli ” shto uje e shto miell” dhe pala shqiptare orizit i kishte instaluar edhe GPS. Me ten historia e deshtimit tregohet si vijon nga disa zera, te cilat sme ze gjumi pa u dhene ze. Le ti besojme se ka ndodhur tamam keshtu:

Per shkak se duhej zbuluar peshku i madh ndjekja vazhdoi ne distance. Pra nuk u nderhy tak fak si ne Maminas. Duhej peshku. Por trafikantet qe ne gjuhen e tyre kur nderhyjne per ta marre vete ” ngarkesen ” ne port pa ” me lyerje rrote” kane nje shprehje per raste te tilla. Thone ” beme kollare” .

Ndaj ata te dy qe bene kete kollaren, me pas ja vendosen kollaren autoriteteve.

Teksa po ndiqeshin, sic duket ata kane kuptuar se kokaina ishte oriz dhe qe pas ska rendesi ne cfare distance kishin policine. Ja kane mbathur duke shpetuar paq pergjate nje rrugice dytesore ne afersi te Kavajes ( mbase ishin duke shkuar ne Fier? ). Fatmiresisht policia gjeti te flakura pakot me oriz qe gjithsej ishin 50 kg. Me to mund te beje ca vakte me pilaf.

Dhe mbase pas pilafit do i zbulojne gjesend ATIJ qe kane shoqeruar pas identifikimit si perdorues i Badge. Edhe i dyti qe thuhet se eshte identifikuar nga kamerat e sigurise mbase bindet nga orizi qe na derguan greket dhe flet per ” peshkun e madh”

Gjumin e embel ma befshi

Share: