Nga Mentor Kikia
Drejtori për Europës Qëndrore dhe Juglindore në Departamentin e Shtetit kërkoi që të përmbushet brenda viti reforma elektorale. Edhe mazhoranca flet për reformë zgjedhore për ta realizuar atë me opozitën që ka në parlament, duke ftuar edhe atë që nuk është në parlament, e cila deri tani ka refuzuar të bashkëpunojë.
Por si do ta reformojnë sistemin zgjedhor? Çfarë do të ndryshojnë nga ligji aktual? Drafti që sorollatet deri tani nëpër korridoret e Kuvendit, nuk është reformë, por një përpjekje për të retushuar ligjin ekzistues. Njësoj si të gjitha “reformat” e deritanishme, që konsitonin në ndyrshimin e përbërjes së KQZ-së, sipas mazhorancave politike.
Sistemi zhjedhor nuk ka nevojë për të ndryshuar ngjyrën e kutive të votimit, as vendndodhjen e qendrave të votimit, as trashësinë e fletës së votimit. Reforma duhet të ketë pikë e parë ndryshimin e sistemit, heqjen e listave të mbyllura dhe aplikimin e sistemit të përzjerë, nmdoshta mazhoritar + proporcionl, me lista të hapura.
Nëse nuk bëhet kjo, nuk është bërë reformë. Listat e mbyllura janë shkaku që politika shqiptare u shndërrua në një gjellë e prishur, që mbushi parlamentin me injorantë, tregtarë e ndërtues e që tërhoqi gjithnjë e më shumë njerëz të pasur. Përmes parasë janë futur në lista trafikantë, apo gra, dashnore e fëmijë trafikantësh. Të gjithë të pavotuar, por të emëruar aty nga kryetarët e partive me votat që ka marrë partia.
Kjo praktikë i shndërroi partitë në prona private të kryetarëve dhe politikën në tërësi në një klub njerëzish të pasur, që bëjnë ligje për të vjedhur taksat tona, e për tu pasuruar më shumë.
Ndaj ne duhet ti bëhemi të gjithë barrierë një reforme sa për reformë, e të kërkojmë pikërisht këtë ndryshim, si paradhomë të një reformimi tërësor të sistemit politik, përfshi mënyrën e financimit, organizimit dhe funksionimit të partive politike.
P.S: Unë ju ftoj ta shpërndani këtë postim, si një përpjekje të parë për të nxitur reagimin e qytetarëve aktivë.