Home KRYESORE Ndihem e privilegjuar të drejtoj një shkollë kaq emocionuese

Ndihem e privilegjuar të drejtoj një shkollë kaq emocionuese

Një përshëndetje gjithë studentëve për çeljen e vitit shkollor 2019-2020 në cilësinë e drejtoreshës së përgjithëshme e Institutit Kulinar Neranxi: Është një kënaqësi e madhe t’ju mirëpresim në Institutin Kulinar Neranxi.

Ndihem e privilegjuar të drejtoj një shkollë kaq emocionuese dhe të gjallë, e cila ofron mundësi të mëdha për të rinjtë nga e gjithë Shqipëria e më tej. Ne të IKN, jemi shumë krenarë për përkushtimin, etikën e kujdesshme dhe gjithëpërfshirëse ku vendosim standarde të larta për studentët tanë që të arrijnë maksimumin ne zanatin qe kanë zgjedhur.

Që nga momenti i parë që një student i ri i IKN bashkohet me komunitetin tonë shkollor të chefave , ne dëshirojmë që ata të ndihen të sigurtë me një ndjenjë përkatësie, pasi kjo është thelbësore për suksesin e tyre të ardhshëm.

Infrastruktura jonë e shkëlqyer dhe stafi i përkushtuar do të na lejojnë të implementijmë programet tona në një mjedis profesional, miqësor dhe të përshtatur për çdo nevojë specifike arsimore.

Ne i mbajmë klasat tona dhe grupet e praktikës relativisht të vogla për të krijuar një atmosferë ku mund të ndjeheni komod dhe të qetë, gjë që lejon nxënësit të njohin chefat, laboratorin, mjetet e punes dhe lendet e para me te cilat ata do mesojne te pergatisin receten e tyre të suksesit.

Kurrikula jonë do të vazhdojë të zhvillojë më tej degët e specializimit per masterchef, Studime mbi Nutricionin dhe ushqyerjen e shendetshme dhe departamentet e degeve klasike si kuzhina, pasticeria, bukepjekja, piceria, xhelateria, cokollateria etj .

Vizitorët janë gjithmonë të mirëpritur të bëjnë një takim për të vizituar IKN dhe të shohin nga afër se si punohet dhe çfarë ne u ofrojmë të rinjve të komunitetit të chefave aspirante, të bisedojnë me stafin dhe studentët tanë dhe të na shohin në veprim.

Mezi pres të fillojmë për të siguruar standardin më të mirë të edukimit dhe zhvillimit tuaj personal.

Ju uroj te gjithëve një vit te mbarë!

Suksese! @ Instituti Kulinar Neranxi

Share: