Home KRYESORE E kush me mire se ju duhet ta njohe ushqimin

E kush me mire se ju duhet ta njohe ushqimin

I nderuari zoti President, e nderuara zonja Administratore e Kompanise, punonjes te sherbimeve te Kompanise.

Nga Prof. dr. Vlash Mara

Te nderuar drejtues te Institutit, personeli pedagogjik i Institutit dhe te ftuar ne kete ceremoni.

Te dashur studente qe filloni vitin e pare ne Institutin Kulinar Neranxi dhe studente te vitit te dyte.

Me rastin e fillimit te ketij viti te ri shkollor, desheroj te shpreh per studentet disa drejtime dhe kerkesa per pergatitjen tuaj ne Institutin Kulinar Neranxi.

Se pari, Vemendje e veçante ne njohurite per Cilesine e sigurine ushqimore, si dhe higjienen dhe shendetesimin e ushqimit, per te gjithe sektoret e vargut ushqimor, ne teresi, dhe i sistemit te ushqimit, si kulinaria dhe sherbimet e tipit restorant hotelier, katering, shkollat, spitalet, mencat dhe njesite e tjera te sherbimeve te produkteve prej brumi, pastiçerite e te pijeve, ne veçanti.

Se dyti, Vemendje ne pergatitjen e kualifikuar ne specialitetet e kulinarise e te pasticerise, kuzhinier, pasticer, bukepjekes e picajol, xhelatier, barman, kamarier dhe menaxher hoteli dhe pergjegjesise per detyren qe do te kryeni si profesioniste te fushes, mbasi Ju jeni aktoret e fundit te sistemit te sherbimit te ushqimit, pergjegjes jo vetem ne pergatitjen me cilesi te ushqimeve, por edhe te mbrojtjes se shendetit te njeriut, per semundjet qe vijne nga ushqimi dhe menyra e te ushqyerit.

Se treti, Ushqimi eshte ende nje objekt i panjohur. Instituti Kulinar Neranxi siguron standarde te cilesise se mesimdhenies te kohes, ku nje prej tyre eshte personeli mesimdhenes i shefave te guzhines me nje eksperience shumevjeçare ne veprimtarine profesionale dhe ne mesimdhenie. Edhe une kam kenaqesine te jem nje nga mesimdhenesit, krahas me shefat e kulinarise te ketij instituti, per te motivuar vetvehten dhe eksperiencen ne dispozicion te formimit tuaj shkencor dhe teknik. Ne dispozicionin tuaj eshte nje baze e fuqishme laboratorike dhe nje program intensiv per njohjen e teknikave te gatimit dhe pergatitjen e pjatave te reja dhe ne vendet ku do te punesoheni, te thoni se kam perfunduar studimet ne Institutin Kulinar Neranxi.

E kush me mire se ju duhet ta njohe ushqimin. Prandaj, shpreh mendimin se keni bere zgjedhjen me te mire.

Edhe njehere, pune te mbare dhe suksese kete vit shkollor.

Prof.dr.Vlash Mara

Share: