Home KRYESORE Dita e pare e shkolles shqipe ne Itali “Udha e Buzqeshjes”

Dita e pare e shkolles shqipe ne Itali “Udha e Buzqeshjes”

Dita e pare e shkolles ne Itali….
Me duhej te me dergonin nje ftese nga New York qe te njihja nje realitet qe ndodhej ne Piemonte te Italise.


Ftesa qe me kishte ardhure kishte te bente me nje aktivitet qe zhvillohet ne Asti keto dite, por ajo qe zbulova ne momentin qe e vizitova qytetin ishte Udha e Buzqeshjes.
Shkolla shqipe qe funksionon ne Asti te Italise prej dy vitesh eshte nje eksperiment suksesi i vene ne levizje nga nje grup mesusesh shqiptare qe ne shkollen “Udha e Shkronjave “ buzqeshjen, dijen dhe miresine e kishin vene ne funksionin e nje komuniteti te perbere prej 7000 shqiptaresh.


Mimoza, Vilma, Elida, Edmonda, Lindita , Esonela, Natasha keto heroina te heshtura nuk kishin lene mbas dore profesionin e tyre qe ndiqnin ne Shqiperi duke e vene ne sherbime te femijeve shqiptare qe tashme jetojne ne Itali.


108672 femije italo-shqiptare te lindure dhe te rriture ne Itali jane burimi me i madhe njerezore qe Migracioni yne globale ka ne gjirin e vete.


Ata jane jo vetem ura me e madhe e dijes por ne te njejten kohe jane deshmimtaret kryesore e asaj qe Perendimi ka bere per njerzite tane ne 30 vite.


Nepermjet tyre fjala Integrim sot eshte nje histori suksesi.


Por ne buzqeshjet e “Ishullit te Lumture” te quajtur Asti kjo shkolle eshte pergjigja me e mire se çfare shqiptaret kane ndertuare me duart e tyre.


Shqiptaret jo Shteti i tyre.


Shteti Shqiptare i do vetem per haengje dhe per foto kur organizone mitingjet e radhes ose keto konferencat ne sherbime te Migracionit qe kane rezultuare nje falimentim i madhe i politikave 30 vjeçare te nje shteti te lodhur, pa ide e strategji per kete realitete kaq te rendesishem.


Gjuha, Shkolla, Dija eshte nje probleme shume me serioze se gallatat e partive shqiptare qe tashme jane te diskretituara ne syte e Migracionite.


Gjuha shqipe e folure nga keta femije te lindur ne Perendime eshte akuza me e madhe ndaj politikave te shtetit shqiptare , gjuha dhe buzqeshjet e Astit jane shembulli me i mire se njerezit tane ja kane dale kudo ku eshte lidhur dija dhe kultura.


Asti dhe buzqeshjet pa fund te tyre jane oksigjeni per Shqiperine e Re.


Gjuha dhe dija e ketij brezi shqiptaresh tek Udha e Buzqeshjes ka pergjigjen qe te gjithe ne do te kerkonim per njerzite tane ne Migracione.


Ata sot jane Ishulli i Lumturise.
Ata ja dolen te realizonin nje enderr.
Te kene nje shkolle te tyre ne Itali.
Ajo e ka emrin “ Udha e Shkronjave” por per mua u kthye ne Udhen e Buzqeshjes.

Share: