Home KRYESORE Tërmeti 5,7 ballë godet Turqinë

Tërmeti 5,7 ballë godet Turqinë

Stambolli është goditur nga një tërmet 5,7 ballësh. Drejtoria për Menaxhimin e Katastrofave dhe Emergjencave (AFAD) bëri me dije lajmin, ndërsa tha se tërmeti me epiqendër Detin e Marmarasë u shënua në orën 13.59 sipas orës lokale.

Tërmeti, ndodhi në një thellësi prej 11,9 kilometra (7.3 milje), ndërsa pas goditjes së fuqishme ka pasur dhe një sërë lëkundjesh të tjera me një magnitudë më të vogël. Ende nuk ka infomacion për të lënduar./Opinion.al

Share: