Home KRYESORE Tre hapa të thjeshtë, si të largojmë stresin brenda pak ditësh

Tre hapa të thjeshtë, si të largojmë stresin brenda pak ditësh

Nëse jeni vazhdimisht të shqetësuar për diçka, mendja ju qëndron tek ndonjë problem që s’po e zgjidhni, s’keni kohë mjaftueshëm për veten dhe kjo gjë ju sjell shqetësime, atëherë mund të jeni pushtuar nga stresi.

Në rastet kur stresi është i përballueshëm, mund t’ia dilni vetë mbanë që të përmirësoni gjendjen emocionale, të largoni mendimet e këqija dhe gjithçka t’i kthehet normalitetit.

Së pari, ushqehuni si duhet dhe flini gjumë mjaftueshëm. Vaktet e rregullta ndihmojnë që të keni nivelet e duhura të sheqerit, gjë që mban ankthin apo stresin larg. Merrni vazhdimisht proteina, fibra, largoni natriumin dhe ushqimet e përpunuara. Nga ana tjetër gjumi i pandërprerë për 7-8 orë gjithashtu ju bën të ndiheni më pak të stresuar të nesërmen.

Së dyti, kushtojini rëndësi rrëmujës pasi “gjendjet kaotike” rrisin nivelin e stresit. Pra, çdo gjë e pastër xixë dhe në vendin e vet. Kështu do të keni kohë të largoni mendimet e këqija duke u marrë me punë.

Shkarkoni aplikacione me muzikë, sepse ju ndihmojnë të relaksoheni. Përpos metodave si yoga, meditim, palestër, një mënyrë efektive për të reduktuar ankthin dhe stresin është terapia e tingujve. Studime të shumta kanë treguar se kombinimet e tingujve të ndryshëm kanë efekt qetësues dhe ndikojnë pozitivisht në mirëqenien tonë./Opinion.al

Share: