Home KRYESORE Aktivisti : Ne paguajme qe te pasmet e ketyre zoterinjve e zonjave...

Aktivisti : Ne paguajme qe te pasmet e ketyre zoterinjve e zonjave te ulen ne benz-in apo bmw me te fundit!

Nga Altin Hazizaj

Pertej mllefit, as kisha ndermend ta shkruaja kete mesazh, por me doli perpara nje ministre qe me bredh me Audi Q7 modeli me i fundit!

Nuk munda te mos mendoja vajzen 12 vjeçare te dhunuar seksualisht ne Zyber Hallulli! Nuk munda te mos mendoja qindra e mijera femije qe sot do flene pa ngrene apo viktima te dhunes seksuale ne institucione shteterore, shkolla dhe familje!

Me e tmerrshmja eshte qe ata femije paguajne haraçin e Ministrave dhe deputeteve tane!

Ata dhe ne paguajme taksa e çdo gje tjeter, qe Ministrat te na Qeverisin, te ndertojne shtet dhe te mbrojne femijet, grate, pensionistet e kedo tjeter nga keto ngjarje, por ata as duan t’ia dine dhe as ua ndjen qe te bejne diçka, sepse nuk jane aty per ne qytetaret, por per tenderin e rradhes!

Ne paguajme qe te pasmet e ketyre zoterinjve e zonjave te ulen ne benz-in apo bmw me te fundit, sepse çdo dite te jetes sone shpresojme se te pakten njeri prej tyre do te punoje deri me fund per te gjithe ne! Por eshte e kote! Askush nuk kujtohet per ata qe me se shumti kane nevoje per shtetin!

E di qe nuk eshte e udhes te mallkosh kend, por ketyre njerezve dua qe çdo dite te jetes se tyre t’ju dalin para syve imazhet e ketyre femijeve qe ulerijne per ndihme dhe t’ju kujtojne se çfare mund te kishin bere, por nuk e bene! Turp t’ju vije!

Share: