Albert Veliu ose i njohur ndryshe si “Babalja”, pritet që të ekstradohet në Shqipëri, pasi Belgjika i ka refuzuar kërkesën për azil.
Bëhet me dije, se Veliu është ndaluar nga autoritet belge dhe së shpejti do të nisin procedurat për ekstradimin e tij.
Lajmi i ekstradimit është bërë i ditur nga prokurori i çështjes, i cili kërkoi nga Gjykata të merrte informacion në rrugë zyrtare për këto procedura, duke bërë që procesi të shtyhet për në një datë tjetër.
Albert Veliu u largua nga Shqipëria vetëm pak kohë pasi u publikua audio-përgjimi, ku pretendohej se ishte i përfshirë Geron Xhafa, vëllai i ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, duke bërë pazare droge. Ky audio-përgjim u publikua nga Partia Demokratike, por i ishte dorëzuar nga gazetari Jetmir Oldashi.
Ndërkohë, Fredi Alizoti, presoni tjetër i përfshirë në këtë histori, ka akuzuar Ervin Salianjin, ish-deputin të PD, se i ka ofruar lekë për të përfshirë vëllain e ish-ministrin në çështje.
Ditën e sotme u zhvillua një tjetër seancë, e cila u ndërpre për shkak të një debati të ashpër mes Ervin Salianjit dhe avokatit të Geron Xhafajt./ Opinion.al E.Xh.