Home KRYESORE Burg në ShBA edhe për pjestarin e dytë të skandalit të fotos...

Burg në ShBA edhe për pjestarin e dytë të skandalit të fotos Rama -Obama

Edhe personazhi i dytë i trekëndëshit Edi Rama, Bilal Shehu, Uilliam Argeros, që sajuan një skemë mashtrimi fianaciar për të futur para të huaja në ShBA, me qëllim financimin e fushatës së Obamës dhe sigurimin e një fotoje Rama -Obama, është dënuar me burg.

Uilliam Argeros që u implikua në krijimin e një kontributi të paligjshëm për një komitet për mbledhjen e fondeve për presidentin Barack Obama në vitin 2012, u dënua me katër muaj heqje lirie.

Uilliam Argeros, ndihmoi në krijimin e  një skeme financiare që dërgonte 80 mijë USD nga zyra e Edi Ramës në Tiranë në llogarinë e shtetasit amerikan, Bilal Shehu që do i derdhte më pas për llogari të fushatës së Obamës. Ai e patii pranuar fajësinë në vitin 2016 për këtë çështje. Avokati John Azzarello, duke përfaqësuar zotin Argeros, tha se klienti i tij po vepronte në emër të një kandidati për postin e kryeministrit në Shqipëri, i cili dëshironte një foto të realizuar me zotin Obama, njoftoi Zëri i Amerikës.

Avokati Azzarello tha se kandidati ishte Edi Rama, i cili aktualisht është kryeministër i Shqipërisë. Kur akuzat u publikuan në vitin 2016, zyra e zotit Rama mohoi të ishte burim i kontributeve.

Zyra e prokurorit amerikan pretendonte se zoti Argeros organizoi kontributin përmes një banori nga New Jersey, Bilal Shehu, i cili u dënua me kusht në vitin 2017.

Ligji amerikan u ndalon shtetasve të huaj të japin kontribute për kandidatët federalë.

Por gjykatësja, Madeline Cox Arleo, vuri në dukje mungesën e precedentëve penalë të 61vjeçarit dhe besimin se kontributi prej 80 mijë dollarësh nuk kishte për qëllim të ndikojë në zgjedhjet amerikane.

Zoti Argeros jetonte në Tampa të Floridës, në kohën kur u ngritën akuzat. Ai gjithashtu kaloi shumë vjet në Betlehem të Pennsylvanias, ku puna e tij përfshinte shërbimin në një bord këshillimor burgu dhe mbështetjen e ri integrmit të të burgosurve, tregoi avokati i të dënuarit.

Me lot në sy, zoti Argeros i tha gjykatëses se “ndjehem i turpëruar dhe marr përsipër përgjegjësinë e plotë për çfarë kam bërë”.

Në hetimet amerikane u zbulua qartë se Edi Rama dhe nënshtetasi grek Argeros ishin pjesë e konspiracionit për të shkelur ligjet amerikane përmes një skeme të kamufluar transfertash bankare.

©Lapsi.al

Share: