Home KRYESORE Buxheti i bashkive është buxhet i qytetarit! Nga Evis Nasto

Buxheti i bashkive është buxhet i qytetarit! Nga Evis Nasto

Ne nuk kemi një borxh prej një trilion dollar sepse nuk kemitaksuar sa duhet, por sepse ne kemi shpenzuar me shume se ç’duhet!

Edhe pse ky citim mban autorësinë e presidentit republikan Ronald Reagan, shqetësimi për tejkalimin e tëardhurave në ekonomi të fuqishme si ajo amerikane, e tejkalonpresidencën e tij, madje tejkalon edhe vetë Shtetet e Bashkuara.

Në një raport të Komisionit Evropian shpenzimet publike cilësohen si kyçe për një buxhet të konsoliduar dhe për tëgarantuar disiplinën fiskale, thënë më thjesht shlyerjen e rregullttë detyrimeve nga taksa paguesit.

Rruga e duhur, sipas KE, nuk kalon nga shtegu i shkurtimeve, por nga rritja e efikasitetit të shpenzimeve. Efikasitet që është edhe më i prekshëm kur bëhet fjalë për pushtetin lokal.

Bashkitë dhe njësitë administrative, në përputhje me Kartën Evropiane të Autonomisë Lokale, gëzojnë të drejta dhe kompetenca efektive, brenda ligjit, për të drejtuar punët e qytetit ose të fshatit në përputhje me nevojat e komunitetit.

Duke nisur që nga ofrimi i shërbimeve që janë pjesë e kompetencave tëpushtetit vendor, për të vijuar me krijimin e lehtësirave publike, integrimin e personave të disavantazhuar dhe deri tek nxitja e ekonomisë lokale.

Secila prej këtyre funksioneve mbart një kosto që ndahet në shpenzime operative, shpenzime përpersonelin, shpenzime për subvencione në zhvillimin ekonomiktë zonës dhe shpenzime për investime. Për vitin 2018, Bashkia e Tiranës ka shpenzuar 19.7 mijë lekë për banorë, nga të cilat 5.8 mijë kanë shkuar për shpenzime personeli dhe 7.6 mijë lekshpenzime për investime. Por në cilat zëra janë shpërndarë këtotë ardhura?

Referuar të dhënave zyrtare rezulton se pesha që zënëshpenzimet faktike të personelit ndaj shpenzimeve faktike totale për 2018-ën është 30%, ndërsa ato për investime përllogariten nëmasën 39%. Nga 16.3 miliardë lekë shpenzime për vitin 2018-të, sipas një studimi të Open Data Albania , paratë u shpërndanë nëkëto zëra:

Menaxhimi i Rrugëve dhe Transporti Rrugor me njëvlerë investimi prej 3.4 miliardë lekë, Planifikimi dheAdministrimi me një vlerë prej 2.7 miliardë lekë, Arsimiparauniversitar dhe edukimi me një vlerë prej 2.4 miliardë lekë, Strehimi dhe Planifikimi i Territorit me 1.2 miliardë lekë për tëvijuar më tej me një fond total prej 1.5 miliardë lekësh tëakorduar për disa zëra sëbashku si siguria publike, kujdesisocial, kultura, turizmi, sporti, zhvillimin ekonomik, rural dhe bujqësor i Tiranës.

Kjo ndarje është në bërë në bazën e një programi buxhetor afatmesëm që Bashkia e kryeqytetit ka planifikuar për periudhën 2017-2019, nisur nga të ardhurat e arkëtuara nga taksat, pa llogaritur donatorët e huaj.

Këtij planifikimi afatmesëm, Bashkia i parapriu për të parënherë me një tur dëgjesash në komunitet dhe me një sondazh të zhvilluar në fund të 2016-ës për të kuptuar se në cilat sektorëshërbimesh në nivel vendor mbizotërojnë nevojat e qytetarëve tëTiranës. Megjithëse kjo inisiativë e ruajtur edhe në planifikimetaktuale buxhetore të Bashkisë së kryeqytetit vlen për t’uvlerësuar si përpjekje, vecanërisht kur e krahason me disa ngabashkitë e tjera të vendit, sërish nuk mund të themi se ështëmënyra më e mirë për të përfshirë qytetarët plotësisht në vendim marrjet për investime në përputhje me nevojat e komunitetit. Sidomos kur bëhet fjalë për bashkinë e kryeqytetitshqiptar, me një popullsi heterogjene, me prirjen për t’u rriturdhe nga ana tjetër, me një buxhet, që sipas parashikimeve të ekspertëve pritet të arrijë në një nivel rekord historik të Bashkisësë Tiranës prej 18.3 miliardë lekësh ose 145 milionë euro përperiudhën afatmesme 2019-2021

Atëherë si mund të ndihen mëshumë të përfshirë banorët e Tiranës dhe jo vetëm, në procesin e planifikimit të shpërndarjes së të adhurave? Instrumentat janë, vetëm se ato përdoren fare pak.

Referendumet konsiderohen një instrument popullor në sytë e publikut pasi perceptohen si një mënyrë e drejtë e marrjes sëvendimeve të vështira nga të zgjedhurit e popullit. 75% e konstitucionalistëve britanikë, sipas një sondazhi të kryerrishtazi nga Dhoma e Lordëve, kanë pohuar se qeveria duhet tëpërdorte më shumë referendumin si formë e shprehjes sëdemokracisë së vërtetë.

Ndërsa Komisioni i Venecias e ka cilësuar referendumin si balanca kundër partitokracisë. Edhe psepraktika e referendumit për çështje të interesit publik duket sinjë prodhim zvicerian, e vërteta është se së fundmi, edhe nëkryeqytete të tjera evropian sikurse Madridi, Spanja dhe Londrabuxhetet me pjesëmarrje të gjerë të komunitetit kanë nisur tëpërdoren gjithnjë e më shumë në mënyrë që qytetarët të thonëmendimin e tyre për investime prej gjysëm miliardë euro.Megjithatë një rast i muajve të fundit është sërish në Zvicër, konkretisht në “Aarau, komunitetin prej 20.000 banorësh, tëcilët me shumicë votash hodhën poshtë projektin për ndërtimin e një parkimi nëntoksor me vlerën e 3.6 milionë frangave.

Shumë e shtrenjtë për xhepat e tyre. Kjo mundësi për të shprehurvullnetin qytetar me votë , duke korrektuar buxhetin, ka ndihmuar përgjatë viteve në krijimin e një kulture të diskutimittë gjerë të financave publike në vendet që e kanë traditë përdorimin e referendumit si instrument i ushtrimit tëdemokracisë në mënyrë të drejtpërdrejtë”.

Për t’i kaluar fjalën e fundit popullit mbi një projekt komunitar edhe disavantazhet e referendumit zhbëhen pasi është shumë herë më e thjeshtë t’ibësh qytetarët të kuptojnë se ccfarë duan, sesa kur duhet tëvendosin mbi çështje komplekse në rang kombëtar.

Votuesit e kanë më të lehtë të kuptojnë për çfarë ata pyeten duke mos e varur gjithë barrën e edukimit të publikut mbi njohuritë specifike që duhet të kenë mbi çështjen, tek fushatandërgjegjsuese përpara referendumit.

Gjatë harkut kohor tëkëtyre 29 viteve demokraci, shqiptarët janë thirrur në referendum 5 herë. Asnjë prej tyre nuk ka qenë referendum lokal, pavarësisht tentative që ka pasur kryesisht për çështjemjedisore, sikurse importi dhe riciklimit të mbetjeve nga vendete BE. Por mungesa e precedencës nuk mund të pengojëinstitucionet e pushtetit vendor që të mos përdorin instrumentin referendar vecanërisht në një vend si Shqipëria ku ndasitë politike janë shpesh turbullues të ujërave edhe në ccështje qëkanë mirëfilli karakter komunitar.

Është në interes të tyre dhe tëqytetarëve që vendimmarrjet për projekte publike të mbështetenedhe në vullnetin e komunitetit për disa arsye:

Së pari, krijojnë një kulture politike të diskutimit për interesamirëfilli qytetari dhe jo partiake. Një studim i shoqërisë civiletregon se në 20 vitet e fundit vota e shqiptarëve është bazuar mësë shumti tek marrëdhënia që krijohet me liderin politik dhepartinë politike dhe jo tek zgjedhjet racionale.

Së dyti, përdorimi i instrumentit referendar rrit përgjegjshmërinëe autoriteteve që në fazën e planifikimit të shpenzimeve publike. Një studim i Qendrës për Demokraci në Londër ka dalë nëpërfundimin se aty ku përdoren referendumet financiare, shpenzimet publike neto për banor janë më të ekuilibruara sesanë ato njësi bashkiake ku nuk ekziston ky mekanizëm i frenim buxhetor.

Së treti, pjesëmarrja e qytetarëve në hartimin e shpenzimevepublike i shërben transparencës institucionale si dhe ndihmon nëpërfshirjen edhe të atyre që konsiderohen si grupe tëmargjinalizuara, nevojat dhe shqetësimet e të cilëve janë më paktë adresuara.

Shfrytëzimi i një hapsire ligjore të ushtrimit të demokracisë sëdrejtpërdrejtë që na ofron kushtetuta, do të na ndihmojë për t’idhënë buxhetit lokal, një karakter më shumsë sesa aritmetikor, por një qasje të atyre vlerave që ne na kanë munguar në këto 30 vite tranzicioni të tejzgjatur post-diktatorial.

Vlerave për të cilataspirojmë që një ditë të anëtarësohemi në BE, dhe ku më mirësesa ndërtimin e tyre ta nisim në komunitete të vogla, për ta shpërndarë më pas në të gjithë vendin.

Share: