Home Ja Pse Shqiperia nuk behet si Zvicera Der Spiegel:Vendimi për Shqipërinë kuptohet, Rama stil autoritar në qeveri

Der Spiegel:Vendimi për Shqipërinë kuptohet, Rama stil autoritar në qeveri

Vendimi i Francës për të mos hapur negociatat për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut ka ngritur shumë pikëpyetje lidhur me zgjerimin e Bashkimit Europian në Ballkanin Perëndimor.

Megjithatë të dyja vendet nuk shihen me të njëjtën optikë në këtë proces. Vetë liderët e vendeve anëtare thanë se ekzistonte një konsensus i gjerë sa i përket Maqedonisë së Veriut ndërsa në rastin e Shqipërisë ishin disa shtete skeptikë si Holanda, Spanja, Danimarka dhe Franca.

Gazeta prestigjioze gjermane, Der Spigel e ka cilësuar një “poshtërim” nga ana e Brukselit vendimin për mos celjen e negociatave. Por në artikull thuhet se vetoja e Francës nuk ka shpjegim në rastin e Maqedonisë së Veriut sepse në për Shqipërinë mund të jetë e kuptueshme.

Aty identifikohen disa probleme si ngecja në vend e reformës në drejtësi si edhe lidhjet e mundshme të përfaqësuesve të partisë në pushtet me krimin e organizuar.

“Në rastin e Shqipërisë, refuzimi i negociatave të pranimit në BE është më i kuptueshëm. Reformat në drejtësi dhe sundim të ligjit në vend janë ngecur, dhe kryeministri socialist Edi Rama, i cili është në detyrë që nga viti 2013, dyshohet se ka mbajtur partinë e tij në pushtet përmes krimit të organizuar, veçanërisht mafies së drogës” shkruan Der Spiegel.

Sa i përket kryeministrit Rama ai përshkruhet si një njeri që bie në sy për zgjedhjet e tij të veshjeve por gjithashtu nënvizohet një stil autoritar në politikën e brendshme.

“Vetë Rama, i njohur në Perëndim për paraqitjet e tij me atlete dhe i admiruar si një artist, kultivon një stil gjithnjë e më autoritar në politikën e brendshme”.

Artikulli argumenton disa skenarë të mundshme që mund të ndikojnë në stabilitetin e rajonit por ndarja e dy vendeve në këtë proces shikohet si mënyra e duhur për të ruajtur besueshmërinë e BE-së në rajon.

“Ndarja e negociatave të pranimit – me një shtyrje për Shqipërinë dhe një nisje për Maqedoninë e Veriut – do të ishte një mundësi për BE-në që të ruajë besueshmërinë e saj në rajon” shkruan gazetari i Der Spiegel. /Opinion.al

Share: