Home KRYESORE Dështimi për negociatat, Spiropali gjen “fajtorët”

Dështimi për negociatat, Spiropali gjen “fajtorët”

Ministrja Elisa Spiropali këtë të shtunë ka sulmuar ish kryeministrin Sali Berisha, kreun e PD-së Lulzim Basha por dhe disa gazetarë, që sipas saj kanë falënderuar presidentin e Francës që nuk lejoi të hapen negociatat me Shqipërinë.

Në një status të gjatë në rrjetet sociale, Spiropali thotë se Shqipëria ka marrë mbështetje botërore pas vendimit të Këshillit.

“Pavarësisht nga këta shejtanbudallenj qesharakë, ne do vazhdojmë të bëjmë detyrat tona dhe nuk do të ndalemi derisa ta shohim Shqipërinë të çliruar nga këta të pafe e të paatdhe, dhe sigurisht do ta realizojmë ëndrrën kombëtare të shqiptarëve për t’u kthyer në familjen tonë natyrale, Evropën”, shkruan Spiropali.

Por si ministri i Jashtëm në Detyrë, edhe zonja Spiropali nuk shikon aspak përgjegjësi tek qeveria, ndërsa Maqedonia e Veriut po shkon drejt zgjedhjeve të parakohshme./ Opinion.al

Share: